POSTIMET E FUNDIT

Konsullata e Kosovës në Gjenevë vlerëson kontributin e FC Kosova Genève

Me ftesë të FC Kosova Genève, udhëheqësja e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Gjenevë, znj. Floreta Kabashi, së bashku me diplomaten Diana Cakolli, morën pjesë në një event të veçantë mbështetës, ku u vlerësua puna e jashtëzakonshme e klubit në promovimin e sportit, disiplinës dhe vlerave komunitare.

Gjatë eventit, u theksua roli i rëndësishëm i FC Kosova Genève në krijimin e mundësive për të rinjtë, si dhe kontributi i klubit në forcimin e lidhjeve mes komunitetit shqiptar në Zvicër.

Konsullata e Përgjithshme shprehu falënderimin dhe vlerësimin e saj për angazhimin e vazhdueshëm të klubit, duke theksuar se iniciativa të tilla ndihmojnë në ndërtimin e një komuniteti të fortë, aktiv dhe të bashkuar, transmeton Konsullata e Përgjithshme e RKS-së në Gjenevë. 

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB