Kuvendi i Kosovës ka votuar sot, në një seancë të jashtëzakonshme, ndryshimet në Projektligjin nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Votimi i ndryshimeve ligjore u bë pas propozimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili kërkoi që Kuvendi të procedojë me ndryshimin e ligjit.
Në të njëjtën kohë, Kurti ka bërë të ditur edhe propozimin për kandidaten për presidente të Republikës së Kosovës. Sipas propozimit të tij, Justina Shiroka Pulën do të jetë kandidatja për postin e presidentes.
Zhvillimet e sotme vijnë pas një periudhe të gjatë diskutimesh dhe përplasjesh politike lidhur me zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës. Çështja e zgjedhjes së presidentit ka qenë një nga temat kryesore në skenën politike, me partitë që kanë zhvilluar diskutime për gjetjen e një kandidature që do të mund të siguronte mbështetjen e nevojshme në Kuvend.
Me votimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe propozimin e një kandidateje të re për presidente, procesi politik hyn në një fazë të re.
Tashmë mbetet të shihet nëse kandidatura e Justina Shiroka Pulës do të sigurojë mbështetjen e nevojshme të deputetëve për t’u zgjedhur në krye të shtetit.
Votimi për presidenten pritet të jetë një tjetër moment i rëndësishëm në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, transmeton rtk.










