Sfidat e Shkencës në Kohën e Presioneve të Shumanshme
Nga 14 deri më 16 tetor 2025, në Universitetin e Ljubljanës, Slloveni, u zhvillua Konferenca e 9-të e Shtyllës për Shkencë, Arsim, Kërkim dhe Inovacion në kuadër të Procesit të Berlinit, e organizuar nga The Royal Society (Mbretëria e Bashkuar) dhe Leopoldina (Gjermania).
Në këtë ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare, Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” e përfaqësoi Dr. Elvisa Drishti, pedagoge dhe drejtuese e Zyrës së Ekselencës, e cila mori pjesë në sesionet e punës dhe diskutimet tematike mbi rolin e shkencës në forcimin e demokracisë, zhvillimit ekonomik dhe integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor.
Gjatë konferencës u theksuan çështje kyçe për të ardhmen e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor në rajon, përfshirë:




Konferenca nënvizoi se shkenca dhe universitetet duhet të mbeten forca udhëheqëse në ndërtimin e një Ballkani të qëndrueshëm, demokratik dhe të integruar në Bashkimin Evropian
.

Pjesëmarrësit e vendeve të BE-së, Ballkanit Perëndimor dhe Mbretërisë së Bashkuar ranë dakord për hartimin e një deklarate të përbashkët që do të prezantohet në Samitin e Procesit të Berlinit më 22 tetor 2025 në Londër, si kontribut i përbashkët drejt forcimit të rolit të shkencës dhe arsimit në zhvillimin e rajonit.