2.6 C
Zurich
Tuesday, February 17, 2026
spot_img
spot_img

Shkëndija debuton sonte në “Estadio de Vallecas” të Madridit

EKSKLUZIVE

Shkëndija e Tetovës sonte në “Estadio de Vallecas” të Madridit, duke nisur nga ora 18:45 hap një kapitull të ri dhe historik në futbollin e Maqedonisë, duke debutuar për herë të parë në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Kuqezinjtë nga Tetova udhëtojnë në Madrid, aty ku i pret një kundërshtar i njohur i La Ligas, Rayo Vallecano.

Për Shkëndijën kjo ndeshje është më shumë se një sfidë sportive, është moment krenarie dhe dëshmie se ëndrrat mund të bëhen realitet.

- Reklama -

Trajneri Jeton Beqiri dhe kapiteni Besart Ibraimi kanë thënë se Rajo është një skuadër e fortë dhe që luan në një kampionat kundër Barcelonës e Real Madridit, teksa për vet Shkëndijën është krenari që do të përballet me kësi lloj skuadra të këtij niveli, shkruan koha.mk. “Për ne është e rëndësishme që të respektojmë fanellën që bartim, të respektojmë klubin dhe të mundohemi të bëjmë maksimumin e mundshëm dhe shpresoj të bëjmë një paraqitje të mirë këtu në Madrid.

Mendoj se Rayo është favorit në letër sa i përket ndeshjes së nesërme, kurse neve na mbetet që të jemi një kundërshtarë i denjë që mundohet të bëjë maksimumin”, tha Beqiri.

Nga ana tjetër, kapiteni Besart Ibraimi, nënvizoi se për futbollistët e Shkëndijës kjo është një ndeshje historike, një përvojë unike dhe një mundësi për të matur forcat me emra që deri më tani i kanë parë vetëm në përballje me Barcelonan apo Real Madridin.

- Advertisement -

“E dimë që luajmë kundër një kundërshtari të fortë dhe favorit, por në futboll nuk fiton gjithmonë më i miri. Ne do të dalim në fushë për të dhënë gjithçka dhe për të bërë krenar klubin dhe tifozët”, tha Ibraimi.

Për Shkëndijën do të jetë hera e parë që përballet me një kundërshtar nga La Liga në garat evropiane, teksa te skuadra spanjolle luan edhe një reprezentuesi i Shqipërisë, Ivan Belliu.

Rajo do të ketë mbështetjen e publikut në sfidën e sotme me 14 mijë bileta të shitura, përderisa edhe Shkëndija nuk do të jetë pa përkrahje, ku në Madrid kanë udhëtuar edhe tifozët “Ballistët”./BS

- Reklama -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme