Sot më 1 Tetor 2025 (e mërkurë), qyteti i Bujanocit do të presë një nga ngjarjet më të rëndësishme ekonomike të vitit: BUSINESS CONNECTION – SESSION 2.
Kjo ngjarje biznesi, e organizuar nga Unioni i Bizneseve Shqiptare (UBSH), do të mbledhë në një vend biznese, shoqata ekonomike dhe investitorë nga Turqia, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova dhe Lugina e Preshevës.
Përfaqësuesit e bizneseve do të kenë mundësinë të takohen, të krijojnë partneritete të reja dhe të ndërtojnë ura bashkëpunimi.
Pas suksesit të ngjarjes së vitit të kaluar, këtë vit pritet event edhe më i madh, më i fuqishëm dhe me më shumë mundësi rrjetëzimi.
BUSINESS CONNECTION – SESSION 2 do të mundësojë:
• Takime direkte me përfaqësues biznesesh ndërkombëtare
• Mundësi rrjetëzimi dhe partneritetesh afatgjata
• Prezentime dhe shkëmbim idesh
• Investime të reja në një atmosferë që e vendos Bujanocin në qendër të hartës së biznesit rajonal
01 Tetor 2025 (e mërkurë)
Bujanoc, Garden Agimi Imperial
Mos e humb këtë mundësi unike për të qenë pjesë e një rrugëtimi të ri të biznesit ndërkombëtar!