Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Aktualiteti

Papa: pangopësia shkakton mjerimin e popujve, të shfrytëzuar dhe të rrënuar nga luftërat

by administrator
15:48 28/09/25
in Aktualiteti
Pesë momente historike nga varrimi i Papa Françeskut
0
SHARES
4
VIEWS
Share on Facebook

Pangopësia, është një plagë që anulon individin “sepse humbet veten, duke harruar të afërmin”. I afërmit që vdes “përballë pangopësisë”, sot është zgjeruar në “popuj të tërë” të përkulur nga luftërat dhe shfrytëzimet. Por shpallja e Ungjillit sjell një mesazh të nevojshëm, atë të jetës së re. Një ekzistencë që duhet para së gjithash “dashur”, pastaj njohur dhe shpallur.

Kjo është detyra e katekistëve: jo vetëm të udhëzojnë, por të mbjellin, “të bëjnë që shpresa të jehojë në zemra, në mënyrë që të japë fryte të një jete të mirë”. Dritë-hijet e botës janë në qendër të homelisë së Papa Leonit XIV sot paradite, më 28 shtator, para 50 mijë besimtarëve pjesëmarrës në Meshën e kryesuar në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan për Jubileun e katekistëve, gjatë së cilës Ati i Shenjtë Prevost themeloi 39 prej tyre (katekistëve), nga pesëmbëdhjetë vende.

Pasuritë nuk të bëjnë të mirë
Papa frymëzohet nga fragmenti i Ungjillit të kësaj së diele, të 26-të gjatë vitit kishtar, nga Luka që flet për Lazrin e varfër dhe pasanikun e “pa emër”, i cili tregon “si e shikon Zoti botën, në çdo kohë dhe në çdo vend”. Nga njëra anë “ai që vdes nga uria”, nga ana tjetër “ai që gllabëron para tij”; nga njëra anë “veshjet elegante”, nga ana tjetër “plagët e lëpirura nga qentë”.

Por jo vetëm kaq: Zoti shikon zemrat e njerëzve dhe, përmes syve të Tij, ne njohim një person nevojtar dhe një tjetër indiferent. Lazri harrohet nga ai që i qëndron përballë, pak përtej derës së shtëpisë, e megjithatë Zoti është pranë tij dhe e mban mend emrin e tij. Njeriu që jeton në bollëk, përkundrazi, është pa emër, sepse humbet veten, duke harruar të afërmin. I pasuri është i humbur në mendimet e zemrës së tij, plot me gjëra dhe bosh nga dashuria. Pasuritë e tij nuk e bëjnë të mirë.

Sa vdekje para pangopësisë
Një tregim, ai i Jezusit, trishtueshmërisht aktual. Në portat e bollëkut sot qëndron mjerimi i popujve të tërë, të plagosur nga lufta dhe shfrytëzimi.
Shekujt kalojnë, dhe asgjë nuk ndryshon.

Sa Lazra vdesin para pangopësisë që harron drejtësinë, para fitimit që shkel dashurinë, para pasurisë së verbër përballë dhimbjes së të mjerëve.

Të dhurosh veten, për të mirën e të jithëve
Megjithatë, Ungjilli sjell një fund të lumtur: dhimbjet e Lazrit dhe “banketet e të pasurit” marrin fund, para drejtësisë së Zotit. Nga fragmenti ungjillor i liturgjisë: kremtimi Meshës është një rast për të reflektuar mbi shërbesën e katekistëve. Papa Prevost kujton fjalët e Papa Françeskut të shqiptuara gjatë Jubileut të edukatorëve në Vitin e Shenjtë të Mëshirës: “Zoti e shëlbon botën nga çdo e keqe, duke dhënë jetën e tij për shpëtimin tonë”. Nga këtu fillon misioni i secilit që është “i thirrur të dhurojë veten për të mirën e të gjithëve”.

Ky qendër rreth së cilës rrotullohet gjithçka, kjo zemër rrahëse që i jep jetë gjithçkaje është shpallja e Pashkëve, kumti i parë: Zoti Jezus është Ngjallur, Zoti Jezus të do, për ty dha jetën e tij; i ngjallur dhe i gjallë, ai është pranë teje dhe të pret çdo ditë.

Ritet e kremtimit
Para homelisë së Papës, çdo kandidat për shërbimin e katekistit u thirr me emër dhe u përgjigj: “Ja ku jam”. Nga 39 gjithsej, 5 ishin nga Meksika (vendi më i përfaqësuar), dhe 4 nga Mozambiku, si dhe 3 nga Italia. Pas predikimit, Leoni XIV iu drejtua çdo edukatori, duke kujtuar se detyra e secilit do të jetë të afrojë me Kishën edhe ata njerëz që jetojnë larg saj: një ftesë kjo për të qenë gati “për të dhënë dëshmi për shpresën që është në ju”.

Së fundi, kandidatët u gjunjëzuan para Papës, i cili i bekoi duke u lutë që “ta jetojnë plotësisht Pagëzimin e tyre, duke bashkëpunuar me barinjtë në format e ndryshme të apostullimit”. Më pas secili katekist iu afrua Papës duke marrë kryqin, “shenjë e fesë sonë, katedra e së vërtetës dhe e dashurisë së Krishtit: shpallni Zotin me jetë, me vepra dhe me fjalë”. / R.SH. – Vatikan

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh