Shqiponja e Gjakovës, një ekip simpatike, synon paraqitje sa më dinjitoze në Kupën Evropiane në hendboll (femrat).
Vajzat nga Gjakova janë përgatitur maksimalisht për këtë sfidë dhe me padurim presin që të paraqiten në fushë të dielën e fundjavës.
Për skuadrën gjakovare do të jetë ndeshje shumë e vështirë kur kihet parasysh se Winterthur ka seri fantastike në kampionatin zviceran.
Winterthur ka tri fitore në tri ndeshje, duke u renditur në vend dytë me 6 pikë sa ka edhe liderja Amicitia Zurich.
Ndeshja luhet të dielën me 28 shtator në orën 16.00 në “BBC Arena” në Schaffhausen.
Ekipi ynë synon të hedhë një themel të fortë për ndeshjen e kthimit në Kosovë në ndeshjen e parë të raundit të dytë të Kupës Evropiane EHF.
Përballem me KHF Shqiponjën, një klub nga qyteti i Gjakovës.
Nëse ia dalin mbanë, do të kualifikohen për raundin 3.
Për shkak të mungesës së ambienteve të mbyllura në Winterthur, “BBC Arena” në Schaffhausen u konsiderua si një vend i denjë për këtë garë ndërkombëtare, dhe kështu ekipi i Greta Grandjean do të luajë një “ndeshje në shtëpi”.
Mbështetja e plotë e tifozëve tanë është edhe më e rëndësishme, ejani në Schaffhausen me ngjyra të verdha të dielën, më 28 shtator! Ndeshja fillon në orën 16:00”, njofton klubi Winterthur../K.Goca/BS