Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Aktualiteti

Rama në Vjenë: Para 2030-ës Shqipëria do ketë sovranitet të plotë energjetik

by administrator
15:58 23/09/25
in Aktualiteti
Rama në Vjenë: Para 2030-ës Shqipëria do ketë sovranitet të plotë energjetik
0
SHARES
1
VIEWS
Share on Facebook

Negociatat dhe anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evroipian, procese të ndihmuara edhe me asistencën e Ministres së Shtetit për Inteligjencën Artificiale, ishin në fokus të fjalës së mbajtur nga kryeministri Edi Rama në Konferencën “Shqipëria, Horizonti i ri” që po mbahet në Vjenë me sipërmarrjet e rëndësishme.

Rama deklaroi se Shqipëria është në një proces të intensifikuar të anëtarësimit në familjen e madhe europiane  duke ia atribuuar këtë meritë jo vetëm qeverisë së tij, por edhe qasjes së re të Bashkimit Evropian përkundrejt zgjerimit. Por ai shtoi se, qeveria ka rënë dakord për një shtyrje të kapitullit të mjedisit përtej datës së anëtarësimit.

“Jemi në proces që ka përparuar shumë. Po çelim kapitujt e negociatave me një shpejtësi që s’është parë ndonjëherë gjatë procesit të anëtarësimit. Falë ose për shkak të luftës në Ukrainë që e ka tronditur fort Evropën dhe që i ka përçuar udhëheqjes së BE mesazhin që rëndësia gjeopolitike e Europës së bashkuar është ekzistenciale dhe BP është pjesë e së ardhmes së organit të BE.

Jemi aktualisht në një proces tejet të intensifikuar të anëtarësimit dhe jam shpresëplotë që do të ndodhë herët më shumë se vonë, ndërkohë që plani me KE është përfundimi i pjesës teknike që do të thotë të gjitha bisedimet në 2027”, deklaroi Rama.

Rama deklaroi se anëtarësimi i plotë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, do të ndikojë në çmimin e pronave dhe rritjen e turizmit. Rama deklaroi se pas anëtarësimit, çmimet e pronave në Shqipëri do të rriten dy-fish.

“Edhe sepse sektori i pronave në Shqipëri po ecën vërtetë përpara dhe ka hapësirë për të blerë prona me një çmim të përballueshëm ende. Ajo që do t’u thosha të gjithëve që kanë shumë para, t’i shpenzoni duke blerë prona, apartamente në Shqipëri, do të jetë investim shumë i mirë në Shqipëri. Sepse çmimet do rriten akoma më shumë edhe kur të bëhemi shtet anëtar i BE. Çmimet rriten pothuajse dyfish. Blini një apartament në Tiranë, prisni pak vite, dhe e shisni me çmim dyfish. Ejani në Shqipëri dhe blini prona”, deklaroi Kryeministri Edi Rama.

Kryeministri u ndal më tej edhe te ministrja virtuale Diella, e cila sikurse tha ai, do t’u vijë në ndihmë qytetarëve për marrjen e shërbimeve, duke shmangur ndërveprimet fizike e shmangur korrupsionin e ryshfetet.

Rama deklaroi se procesi i prokurimit publik do të administrohet nga inteligjenca artificiale, me qëllim marrjen e shërbimeve të shpejta përmes procedurave transparente.

“Ana e mirë, apo e dobishmja është kapaciteti për të punuar mbi të dhënat për tu shërbyer qytetarëve. Në këtë platformë po përgatisim një hap të ri, ministrja do u shërbejë njerëzve në këtë platformë vetëm përmes kërkesave të thjeshta.

Njerëzve sot u duhet të bëjnë disa hapa vetë për të marrë shërbimin. Ndërkohë që shumë shpejt ata do ndërveprojnë me ministren në kohë reale me zë duke i thënë kam nevojë për këtë dokument, leje, certifikatë, etj, dhe ajo do ua ofrojë.  Kjo është një nga gjërat që ajo do bëjë. Kur vjen fjala për prokurimin publik, është një hap i madh përpara dhe një gjë krejtësisht e re”, deklaroi ai.

Inteligjenca Artificiale do të ndikojë gjithashtu edhe në përafrimin e legjislacionit tonë me atë të Bashkimin Evropian.

“E nisëm 1 vit më parë dhe do na duhet më pak se 1 vit për të përfunduar gjithçka, jo vetëm për hartimin paraprak por edhe disa gjera të tjera që ajo bën duke dhënë informacione për ndikimin për efektet e një ligji, në mjedis, financa, etj,”, tha Rama.

Kryeministri bëri me dije gjithashtu se përpara vitit 2030, Shqipëria do të ketë sovranitet të plotë energjitik. Ky proces, sipas kryeministrit, do të arrihet përmes investimit në energjinë diellore dhe atë të erës.

“Kemi shumë burime të reja që janë vënë në funksion apo do të vihen në funksionim. Më shumë se 10% e energjisë sonë tani prodhohet nga energjia diellore dhe synimi ynë është ta çojmë deri në afro 30%.

Kemi shumë besim, jemi shuëm të bindur që do arrijmë sovranitet të plotë përpara 2030, ccka do të thotë që do jemi të aftë të prodhojmë të gjithë energjinë që na duhet gjithë vitin pa nevojën për të importuar, çka nuk është kështu sot. Po investojmë në energji diellore, të erës dhe po investojmë edhe në një teknologji të re së bashku me 7Craft. Do jemi në gjendje që përmes riciklimit të ujit të mund të marrim energji nga i njëjti ujë dhe praktikisht të rrisim sasinë e energjisë së prodhuar me impiante 800 megavat”, shtoi ai, transmeton rtsh.

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh