Në Ambasadën e Kosovës në Londër u mbajt edicioni i dytë i aktivitetit kulturor “Pena që lëvron jetë”, me ideatorën dhe moderatore e projektit Znj. Anila Kadija, që promovon figurat e rëndësishme të letërsisë dhe kulturës shqiptare.
Këtë vit u prezantuan veprimtaria dhe krijimtaria e dy autorëve të nderuar, Znj. Valbona Ismaili Luta dhe Z. Durim Taçi, ndërsa mbrëmja u shoqërua nga interpretimi i violinistes Znj. Kristiana Zotkaj.
Zv/ambasadori Vlorat Gashi përshëndeti të pranishmit, dhe theksoj se ky organizim ka për qëllim të promovojë figurat e shquara të letërsisë dhe kulturës shqiptare, të forcojë bashkëpunimin dhe të lidhë komunitetin shqiptar jashtë vendit me trashëgiminë tonë artistike dhe kulturore.
Një mbrëmje e veçantë arti e kulture që afron shqiptarët dhe i jep jetë bashkëpunimeve të reja. / Ambasada e Kosovës në Londër