spot_img
BallinaAtdheuJames Rubin vazhdon, për të tretën ditë me radhë, dëshminë në Hagë

James Rubin vazhdon, për të tretën ditë me radhë, dëshminë në Hagë

-

James Rubin, ish-ndihmës i sekretarit amerikan të shtetit, sot në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, po vazhdon dëshminë, për ditën e tretë me radhë, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit,.

Në seancën e sotme, James Rubin u pyet nëse Hashim Thaçi kishte kërcënuar Veton Surroin dhe Dukagjin Goranin gjatë negociatave të Rambujesë. Rubin tha se nuk ka dijeni për këtë, duke shtuar se duhet bërë dallimi mes kërcënimit fizik dhe atij moral.

I pyetur se a ishte në dijeni se tërthorazi ose qartazi Thaçi kishte bërë kërcënim ndaj këtyre personave. Rubin tha se duhet të ndahet kërcënimi fizik nga ai moral.

“Ta ndajmë kërcënimin fizik nga ai moral. Jo, nuk kam qenë në dijeni të ketë pasur kërcënim fizik por e di që ka pas presion ideologjik pro ose kundër pavarësisë sepse kjo ishte kryesore për lëvizjen gjatë luftës”, tha pos tjerash dëshmitari.

Gjykatësi tha se dje Rubin deklaroi se Adem Demaçi ishte lider, por ai u përgjigj se Demaçi ishte një person me status të lartë në Kosovë, në lartësinë e Nelson Madelës. Rubin, kundërshtoi gjykatësin sa i përket deklaratës së Albright-it.

“Unë mendoj që ajo ka zgjedhur me kujdes fjalët e saj. Ajo nuk tha lideri, por një prej liderëve”, tha Rubin, transmeton rtk.

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Zëri i Fuqishëm i Fjalës së Lirë: Angela Kosta, Poezia Shqipe...

0
Nga Dashnim HEBIBI, Cyrih “Sërish falënderoj me shumë mirënjohje botuesen Christine Chen për përkthimin dhe botimin e librit tim poetik në gjuhën kineze, i cili...