Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka bërë të qartë për herë të parë të ardhmen e trajnerit të Kombëtares, Sylvinho.
I ftuar në emisionin “Opinion”, ai deklaroi se gjithçka do të vendoset nga rezultati i kuqezinjve në përballjen vendimtare ndaj Serbisë.
“Nëse ne do të kualifikohemi në Botëror, Sylvinho padyshim që do të jetë trajneri ynë në të ardhmen. Nëse nuk do të kualifikohemi, kjo gjë diskutohet shumë”, tha Duka.
Deklarata e kreut të FSHF-së vjen vetëm pak ditë para sfidës më të rëndësishme të eliminatoreve, duke hapur një debat: a ishte momenti i duhur për ta bërë këtë sqarim publikisht, apo duhej të pritej pas ndeshjes vendimtare?, transmeton gtema.