Nga Dashnim HEBIBI
Shtator, 2025 – Ka takime që lënë gjurmë të pashlyeshme në kujtesën tonë, e një prej tyre ishte edhe takimi me zonjën Arjeta Musliu, një grua e fortë, e cila dhimbjen më të madhe që mund ta përjetojë një nënë – humbjen e djalit – e ka shndërruar në forcë, dashuri dhe mision jetësor për të shpëtuar të rinj nga rrugëtimi i errët i varësive.
Florim Useini, fillimisht e njihte zonjën Musliu vetëm përmes telefonit dhe veprimtarisë së saj të veçantë, por dëshira për ta takuar u bë realitet pas disa kontakteve të para. Ne, së bashku me Florimin dhe Meti Krasniqin, u nisëm drejt Ferizajt për të vizituar qendrën këshilluese “Ri-Jeta”, e themeluar nga zonja Musliu. Që në hyrje të zyrës, u përballëm me një atmosferë që ndërthurte dhimbjen dhe shpresën: muret e mbushura me mirënjohje, medalje, deri te medaljet presidenciale, e mbi të gjitha fotografia e djalit të saj që kishte humbur jetën nga përdorimi i substancave narkotike. Lotët na pushtuan sytë ndërsa ajo ndante historinë e tij.
Pas mikpritjes së ngrohtë, ku na ofroi kafe dhe ujë, biseda u shndërrua në një rrëfim të thellë, të mbushur me mall dhe emocione. Zonja Arjeta tregonte me sy të përlotur për sfidat e saj të përditshme, jo vetëm në përballjen me dhimbjen personale, por edhe me vështirësitë financiare të qendrës – qiranë e papaguar, kostot e shumta, mungesën e përkrahjes institucionale. Megjithatë, ajo nuk ndalet. Forca e saj është dashuria për djalin dhe amaneti i tij që të ndihmojë të tjerët të mos bien viktimë e së njëjtës rrugë.
Misioni i qendrës “Ri-Jeta”
Qendra këshilluese “Ri-Jeta”, e themeluar në vitin 2019, është e vetmja në rajonin e Ferizajt që ofron mbështetje, këshillim dhe trajtim për përdoruesit e substancave narkotike dhe familjet e tyre. E gjithë puna bëhet në mënyrë vullnetare dhe shërbimet ofrohen falas.
Veprimtaria kryesore e qendrës përfshin:
-
Parandalimin e dukurive negative: ligjërata e trajnime në shkolla për rreziqet e drogave, alkoolit, bixhozit e varësive tjera; fushata sensibilizuese me moton “Një jetë e shëndetshme pa varësi”.
• Edukimin dhe ndërgjegjësimin: seminare, punëtori, aktivitete edukative; shpërndarje materialesh informuese; shënim i ditëve botërore si Dita Kundër Drogës apo Dita e Rinisë.
• Mbështetjen psiko–sociale: këshillim dhe terapi për të rinjtë dhe familjet; punë direkte me prindër për edukimin e tyre në parandalimin e varësive.
• Aktivitete sociale e kulturore: organizim sportiv, artistik e kulturor për të rinjtë, si alternativa pozitive ndaj rrugëve të gabuara.
• Bashkëpunime institucionale: me shkolla, komuna, organizata vendore dhe institucione shtetërore. - ( Florim Useini, kryetar nderi i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qëndrore)
Rezultatet janë të prekshme: vetëm gjatë gjashtëmujorit të parë të punës, mbi 200 të rinj kërkuan ndihmë, ndërsa nga viti 2019 deri në vitin 2025, në qendër kanë kërkuar përkrahje 5040 individë. Me shumë kënaqësi, zonja Musliu na tregoi se mbi 100 prej tyre janë sot abstenues, falë punës së palodhshme të saj dhe ekipit.
Lot, shpresë dhe mesazhe jete
Në zyrë, ajo na tregoi edhe një shishe të mbushur me letra – mesazhe të shkruara nga të rinjtë që po luftojnë kundër drogës. Mesazhe që apelonin: “Mos përdorni drogë, sepse ajo ju shkatërron jetën.” Ishte dëshmi e gjallë e ndikimit që qendra “Ri-Jeta” ka në shpëtimin e jetëve të humbura.Zonja Arjeta, me një shpirt bujar dhe zemër të thyer, na e bëri të qartë:
Nëse ajo ka humbur djalin e saj, nuk dëshiron që të humbasim shumë të rinj të tjerë.
Misioni i saj nuk është vetëm profesional, por edhe moral dhe njerëzor.Shpresa për të ardhmen
Synimi i saj madhor është ngritja e një qendre të plotë rehabilitimi për të rinjtë, e domosdoshme dhe shumë e nevojshme në Kosovë. Projekti ideor tashmë është hartuar, por për realizimin e tij nevojitet përkrahja e njerëzve me zemër të bardhë.
U ndamë nga zonja Musliu mes lotësh, por edhe me një dhuratë simbolike – filxhanë kafeje të organizuar nga disa nëna. Një kujtim i thjeshtë, por me domethënie të madhe, që do ta ruajmë gjithmonë si shenjë të qëllimit të përbashkët: të ndihmojmë këtë qendër dhe të mbështesim punën e saj. Zonja Musliu e ka bërë djalin e saj simbol të qendrës, dhe deri në frymën e fundit të jetës së saj, është e vendosur të punojë për të shpëtuar të rinjtë tanë nga droga.
Ne u larguam me dhimbje, por edhe me forcën e një reflektimi të thellë:
Sikur ta kishim grushtin e fortë, do ta ndihmonim më shumë këtë mision. Ata që duan ta kontaktojnë për ta përkrahur dhe ndihmuar po ju japim kontaktet: Arjeta Musliu MSc. Psikologe klinike / Drejtore Qendra “Ri-Jeta” +383 48 300 069
mailto:arjetamusliu10@gmail.comQendra “Ri-Jeta” – Ferizaj
Statistikat e përdorimit dhe abuzimit me lëndë narkotike gjatëperiudhës kohore 2019-2025
VITI
2019
2020
2021
2022
2023
2024
2025
Numri i përdoruesve
459
529
563
802
756
1000
931
Mosha
Nga 16-17 vjeçderi 43 vjeç
Nga 16-17 vjeçderi 43 vjeç
Nga 15 vjeçderi 45 vjeç
Nga 13 vjeçderi 35 vjeç
Nga 13 vjeçderi 30-35 vjeç
Nga 13 vjeçderi 30-35 vjeç
Nga 13 vjeçderi 30-35 vjeç
Lloji i drogës:Kokaina (COC) / Crack cocaine
Amfetamina (AMP)
Barbituratet (BAR)
Benzodiazepinat (BZO)
Metamfetamina (MET)
Morfina (MOR)
Metadon (MTD)
Antidepresantë triciklikë(TCA)
Marihuana (THC)
Metilenedioksimetamfetamina (MDMA)
Drogat sintetikeTabela 1.
Të dhënat statistikore të përdorimit dhe abuzimitme droga të evidentuara nga Qendra “Ri-Jeta” bazuar nënumrin e përgjithshëm të personave që janë identifikuar dhekanë marrë trajtim në periudhën 2019-2025.
Letrën e hapur, drejtuar njerëzve me zemër të mirë, të cilët dëshirojnë dhe janë të gatshëm të kontribuojnë për komunitetin shqiptar, duke ndihmuar në realizimin e një qendre rehabilituese.
Projektin ideor, i cili lidhet drejtpërdrejt me ndërtimin e Qendrës “Ri-Jeta”. Ky projekt paraqet vizionin tonë për një hapësirë moderne dhe funksionale ku të rinjtë mund të marrin mbështetje psikologjike, sociale dhe edukative, pa asnjë barrierë financiare.
Duke pasur parasysh faktin që qendra jonë ofron shërbime pa pagesë, kemi nevojë për përkrahje financiare për mundësinë e mbulimit të shpenzimeve operative të Qendrës, duke përfshirë qeranë, pagat e punëtorëve dhe shpenzimeve të tjera të nevojshme, pasi puna jonë vullnetare dhe shërbimet pa pagesë nuk mbulojnë këto kosto.
Ne besojmë se përmes mbështetjes së njerëzve me zemër të mirë, siç jeni edhe ju, është e mundur të krijojmë një qendër që jo vetëm ofron shërbime, por gjithashtu shërben si një pikë shprese dhe mbështetjeje për ata që kanë më shumë nevojë. Dhe gjatë gjithë rrugës, deri në takimin tonë të radhës, na shoqëroi mendimi se sa shumë po rritet numri i përdoruesve të narkotikëve në Kosovë.
Florim Useini, Uskanë
Meti Krasniqi, Gjakovë
Dashnim Hebibi, Preshevë