BallinaDiasporaRama ia beson “Shëndetësinë” një shqiptareje nga diaspora, kush është Evis Sala

Rama ia beson “Shëndetësinë” një shqiptareje nga diaspora, kush është Evis Sala

-

Kryeministri Edi Rama ia ka besuar ministrinë e Shëndetësisë profesoreshës Evis Sala, një shqiptare e njohur nga diaspora.

Sala është një nga figurat më të njohura në fushën e imazherisë onkologjike në nivel ndërkombëtar. Aktualisht, ajo drejton Qendrën për Imazheri Diagnostike dhe Radioterapi Onkologjike në Poliklinikën Gemelli dhe është pedagoge në universitet, ku kontribuon me përvojën e saj akademike dhe kërkimore për formimin e brezit të ri të profesionistëve të shëndetit.

Sala ka një karrierë të gjatë akademike dhe kërkimore në Mbretërinë e Bashkuar, ku për shumë vite ka qenë pjesë e Universitetit të Kembrixhit dhe ka bashkë-drejtuar Programin e Avancuar të Imazhimit të Kancerit dhe Programin e Integruar të Mjekësisë së Kancerit në Qendrën e Kërkimit të Kancerit në Kembrixh.

Kërkimi i saj shkencor fokusohet në zhvillimin e biomarkerëve funksionalë të imazhit për vlerësimin e shpejtë të përgjigjes ndaj trajtimit të kancerit, duke përdorur imazhe fiziologjike dhe metabolike të habitatit të tumorit. Fushat e saj të ekspertizës përfshijnë radiogjenominë, integrimin e imazherisë kuantitative me gjenomikën, proteomikën dhe metabolomikën, si dhe përdorimin e inteligjencës artificiale për rindërtim dhe analizë të avancuar të të dhënave, transmeton euronewsal.

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Ambasadori Ylber Sela pret në Berlin drejtorin e Fondit për Sigurimin...

0
Takimi u fokusua në forcimin e diplomacisë ekonomike, shkëmbimin e përvojave me institucionet financiare gjermane dhe rritjen e qëndrueshmërisë së sistemit të sigurimit të...