Në këtë kontekst akademik e profesional të lartë, Ass. Dr. Sc. Visar Disha sjell publikimin e tij të tretë në një libër ndërkombëtar, si pjesë e një serie të gjerë kontributesh në shkencë
Ai ka botuar më herët dy libra të tjerë dhe ky botim përfshin një kapitull të veçantë në një botim shkencor me reputacion ndërkombëtar. Përveç librave, Dr. Disha ka publikuar edhe një numër të konsiderueshëm punimesh shkencore në revista të njohura globalisht.
Si ligjërues i ftuar, ai ka prezantuar punën dhe përvojën e tij në konferenca shkencore në Zvicër, Itali, Kroaci, Londër dhe vende të tjera evropiane, duke përfaqësuar denjësisht shkencën dhe mjekësinë shqiptare në arenën ndërkombëtare. Kapitulli i tij “Postoperative Care” në librin “Surgical Techniques and Procedures” trajton me profesionalizëm dhe detaj aspektet kyçe të kujdesit pas operacionit – nga menaxhimi i dhimbjes dhe kujdesi për plagët, te monitorimi i shenjave jetësore, parandalimi i infeksioneve, dhe strategjitë e rehabilitimit.
Dr. Disha Ai i kushton rëndësi edhe aspekteve psikologjike të shërimit dhe edukimit të pacientit, duke theksuar rolin vendimtar të kujdesit post-operator në uljen e komplikacioneve dhe përmirësimin e rezultateve afatgjata.
Në fushën e kirurgjisë ndërkombëtare, një ndër emrat më të respektuar dhe me ndikim është padyshim Prof. Dr. Georgios Tsoulfas. Ai mori diplomën e mjekësisë nga Brown University School of Medicine dhe përfundoi specializimin në kirurgjinë e përgjithshme në University of Iowa Hospitals and Clinics. Përvojën e tij e thelloi me kërkime dhe trajnime të avancuara në disa nga institucionet më elitare në botë, përfshirë Massachusetts General Hospital të lidhur me Harvard Medical School. Aktualisht Profesor i Kirurgjisë dhe Shef i Departamentit të Kirurgjisë në Aristotle University of Thessaloniki, ai ka mbi 200 publikime shkencore, 35 kapituj librash dhe
8 libra të edituar. Me mbi 7,500 citime dhe pjesëmarrje në bordet editoriale të disa prej revistave më prestigjioze, Prof. Tsoulfas gëzon reputacion ndërkombëtar për kontributet e tij në zhvillimin e kirurgjisë moderne dhe edukimit mjekësor.

Ky botim merr një rëndësi të veçantë pasi është pjesë e një vepre ku kontribuojnë shumë mjekë eminentë nga e gjithë bota, duke ofruar një panoramë gjithëpërfshirëse të teknikave kirurgjikale dhe kujdesit pas operacionit. Për profesionistët e shëndetit – qoftë kirurgë, mjekë të përgjithshëm apo specialistë të kujdesit post-operator – ky libër është një burim i çmuar i dijes dhe përvojës së akumuluar.
“Postoperative Care” nga Dr. Visar Disha nuk është thjesht një kapitull informativ, por një udhërrëfyes praktik për të reduktuar komplikacionet, për të përmirësuar përvojën e pacientit dhe për të optimizuar rezultatet afatgjata pas operacionit. Nëpërmjet këtij publikimi, Dr. Disha dëshmon edhe njëherë përkushtimin e tij për të kontribuar në zhvillimin e shkencës mjekësore dhe për të ndarë njohuritë e tij me komunitetin global.

Botimi është realizuar nga IntechOpen, një ndër shtëpitë botuese lider në botimin librave shkencorë, teknologjikë dhe mjekësorë, me bazë në Londër. Që nga themelimi në vitin 2004, IntechOpen ka publikuar mbi 7,600 libra dhe ka bashkëpunuar me mbi 197,000 autorë nga universitetet më prestigjioze në botë, përfshirë fitues të çmimeve Nobel. Me misionin për të bërë dijen të qasshme për të gjithë, ajo është kthyer në një platformë globale për shkencën dhe përparimin njerëzor, transmeton telegrafi.