Kiev, Ukrainë – Shqipëria u përfaqësua në festimet zyrtare të Ditës së Pavarësisë së Ukrainës nga deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, z. Fatmir Mediu, një personalitet i njohur politik.
Mediu ishte pjesë e një delegacioni prej 32 deputetësh nga vende të ndryshme evropiane, përfshirë Gjermaninë, Italinë, Suedinë, Spanjën, Irlandën, Britaninë e Madhe, Hungarinë, Çekinë, Letoninë, Estoninë dhe Lituaninë, të grupuar në nismën Friends 4Ukraine, e cila synon të shprehë solidaritet dhe mbështetje për Ukrainën në luftën e saj kundër agresionit rus.
Ceremonia solemne u zhvillua në Sheshin Sofia të Kievit dhe u drejtua nga Presidenti Volodymyr Zelenskyy. Në këtë ngjarje mori pjesë gjithashtu Kryeministri i Kanadasë, i cili mbajti një fjalim krahas presidentit ukrainas. I pranishëm ishte edhe i dërguari special i ish-presidentit amerikan Donald Trump, Gjenerali Kellog.
Në kuadër të vizitës, delegacioni do të zhvillojë takime me Kryetarin e Parlamentit të Ukrainës, Ruslan Stefanchuk, drejtues të komisioneve parlamentare, si dhe me Ministrin e Jashtëm dhe Ministrin e Mbrojtjes. Po ashtu, mbetet në pritje konfirmimi i një takimi me Presidentin Zelenskyy, njofton z.Mediu.
Delegacioni ndërkombëtar, përfshirë përfaqësuesin nga Shqipëria, është ftuar gjithashtu në një pritje të organizuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kiev, duke reflektuar mbështetjen e gjerë ndërkombëtare për sovranitetin dhe lirinë e Ukrainës. / Përgaditi:D.Hebibi
Kukitë na ndihmojnë të ofrojmë përvojën më të mirë në faqen tonë të internetit. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin e kukive.
Funksional
Always active
Ruajtja ose qasja teknike është rreptësisht e nevojshme për qëllimin legjitim të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar në mënyrë të qartë nga pajtimtari ose përdoruesi, ose për qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi nëpërmjet një rrjeti komunikimesh elektronike.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose qasja teknike që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore.The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.