Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Aktualiteti

Kryetari i Kamenicës prezanton investimet prej 40 milionë eurosh para mërgatës në Zvicër

by administrator
22:05 23/08/25
in Aktualiteti, Përditshmëria e Diasporës
Kryetari i Kamenicës prezanton investimet prej 40 milionë eurosh para mërgatës në Zvicër
0
SHARES
270
VIEWS
Share on Facebook

Nga: Dashnim HEBIBI

Foto Reportazh nga Cyrihu: Kryetari i Kamenicës takohet me bashkatdhetarët e Topanicës

Cyrih, 23 gusht 2025 – Fushata për zgjedhjet lokale në Kosovë siç dihet, që do të mbahen më 12 tetor, ende nuk ka filluar, prandaj edhe takimi nuk kishte të bëj me fushatë. Sa për orientim të lexuesit në fillim të këtij reportazhi, duke ia bërë me dije, se fjala e lirë gjithmonë do të jetë e fortë pa ngjyra politike apo interesa të tjera. Pikërisht për këtë arsye, redaksia jonë e përcolli një takim të veçantë të kryetarit të Kamenicës, Kadri Rahimaj, me bashkëpunëtorët e tij dhe bashkatdhetarët nga Topanica. Takimi u zhvillua në adresën: Siewerdtstrasse 95, 8055 Zürich – Multinet Communication.

Takimi me bashkatdhetarët dhe atmosfera e ngrohtë

Gjatë pasdites së sotme, kryetari Rahimaj u prit nga bashkatdhetarët në një atmosferë miqësore dhe festive. Ngjarja u organizua nga Shoqata Topanica në Zvicër, e udhëhequr nga profesor Burhan Morina. Takimi u mbajt në Cyrih, në selinë e shoqatës Topanica që është njëra nga sallat e kompanisë të afaristit Afrim Morina nga Topanica e Komunës së Kamenicës, ku morën pjesë edhe veprimtarë dhe afaristë që ia duan të mirën vendlindjes së tyre.

Pas mbërritjes, mysafirët u pritën me një koktej tradicional, sipas zakoneve të Topanicës. Tema kryesore e takimit ishte llogaritja për premtimet e kryetarit dhe stafin e tij gjatë katër viteve të fundit, si dhe diskutime për të ardhmen e komunës dhe bashkëpunimin me diasporën.

Pjesëmarrësit kryesorë

Në takim morën pjesë stafi i udhëheqës i komunës:
• Afrim Dervishi – Drejtor i Arsimit
• Blerim Morina – Drejtor i Investimeve Kapitale
• Vaxhid Rexhepaj – Shef i Kabinetit
• Kadri Rahimaj – Kryetar i Komunës së Kamenicës

Kryetari Rahimaj, i njohur për modestinë e tij, erdhi në orën e caktuar dhe u prit nga z. Burhan Morina, Kadrush Shala, Shaban Morina dhe të tjerë, të cilët përshëndetën të gjithë bashkatdhetarët.

Disa prej të pranishmëve shprehën për sam24.info:

“Që kur ka ardhur kryetari në komunën tonë, nuk ka pasur vetëm premtime, por realizime konkrete. Ne nuk jemi në ndonjë subjekt politik, por e vlerësojmë dhe e duam atë që ka punuar dhe po punon. Kryetari ynë nuk është i korruptuar dhe sot ditën e kemi lënë mënjanë për ta pritur atë.”

Mesazhi i nikoqirit, Prof. Burhan Morina

Prof. Burhan Morina u shpreh se ky takim nuk kishte karakter fushate, por ishte një rast për të pritur kryetarin dhe për të vlerësuar bashkëpunimin e tij me diasporën.

Ai theksoi:

“Një SMS që ia kam dërguar për ndonjë çështje në vendlindje, menjëherë merr përgjigje dhe veprim nga ekspertët e tij. Nuk ka punësuar asnjë person nga familja jonë në komunë, që të kem ndoj interes personal; puna bëhet vetëm për të mirën e vendit. Ai që ka punuar, duhet përkrahur dhe e falënderoi publikisht për punën që ka bërë konkretisht për fshatin Topanicë..”

Morina shtoi se Shoqata Topanica është si anëtare e familjes dhe punon me duar të pastra, duke investuar gjithmonë për vendlindjen dhe falënderoi edhe fshatarët në Topanicë dhe kryetarin i këshillit lokal Bejtë Topanica për bashkëpunimin e sinqertë.

Fjalimi i Kryetarit Rahimaj dhe prezentimi i punës së katër viteve

Kryetari Rahimaj falënderoi për mikpritjen dhe mbështetjen e diasporës:

“Përkrahja juaj ka qenë gjithmonë e rëndësishme dhe ne u jemi mirënjohës. Jemi përpjekur të jemi transparentë dhe të marrim ide nga ju, sepse jetoni në Evropë.”

Ai inkurajoi bashkatdhetarët që të regjistrohen dhe të votojnë:

“Vota e mërgatës është shumë e rëndësishme. Deri tani janë regjistruar vetëm 350 persona, ndërsa duhen mbi 1 mijë. Pavarësisht se për kë votoni, është e domosdoshme të merrni pjesë.”

Kryetari prezantoi përmes një PowerPoint profesional punën e deritanishme:
• Nga 48 zotimet, janë realizuar 40, ndërsa kanë mbetur 8.
• Investimet janë bërë në mënyrë transparente dhe me rezultate konkrete.

Investimet kryesore për katër vitet e fundit

Arsimi: ndërtimi i shkollave dhe çerdheve, dhënie stimujsh dhe bursash, pajisje shkollore (kamera, TV, laptopë, kabinete), pako ndihmash dhe bombola kundër zjarrit.

Shëndetësia: investime në pajisje moderne, radiologji të avancuar, barna falas për pensionistët.

Sporti: ndërtimi i stadiumit të atletikës, i vetmi në Kosovë dhe rajon, për organizimin e Lojërave Mesdhetare.

Kultura: orkestrë frymore e qytetit.

Mbështetje sociale: Baby Box për fëmijët e porsalindur dhe ndihma për familjet.

Infrastruktura: rrugë të reja në të gjitha fshatrat, përfshirë Topanicën (980,575.33 euro investime) dhe projekte të tjera për vitin 2025.

Sipas kryetarit Rahimaj, gjatë katër viteve janë investuar mbi 40 milionë euro, me mbështetje nga qeveria dhe donatorët.

Shembuj konkretë dhe bashkëbisedime me bashkatdhetarët

Kryetari kujtoi një rast nga fushata, kur një qytetar kërkoi asfaltimin e një rruge:

“I thashë se nuk mund të premtoj. Por më vonë, pasi fondet u siguruan, rruga u asfaltua. Ai qytetar erdhi dhe më tha: ‘E meriton të jap votën, sepse e ke bërë punën si duhet dhe nuk ke premtuar si të tjerët.’”

Bashkëpunëtorët e kryetarit, Blerim Morina dhe Afrim Dervishi, prezantuan detajet për punën e bërë në katër vitet e fundit, duke marrë vlerësime nga të pranishmit.

Mesazhe të veçanta dhe përkrahja e diasporës

• Kadrush Shala: “Ruaje veten dhe mos u korrupto. Vazhdoni punën, do të na keni mbrapa.”
• Shaban Morina: “Për ne nuk ka rëndësi partia, por puna që është bërë.”

Kryetari Rahimaj theksoi rëndësinë e zhvillimit të bujtinave dhe hoteleve, si dhe bashkëpunimin me shtetin zviceran.

Çështjet e tjera dhe vizioni për të ardhmen

• Deponitë e komunës: janë dy të përgatitura, me kamera dhe masa mbikëqyrëse.
• Ndërmarrjet publike: synojnë uljen e papunësisë dhe përkujdesjen për punësim lokal.
• Rinia dhe arsimi: kuzhina shkollore, komunikimi prind-fëmijë, shpërblime për nxënësit më të mirë, pajisje sportive dhe instrumente muzikore.
• Investimet në fshatra: përmirësimi i infrastrukturës, rrugëve dhe jetës së komunitetit.

Në emër të Shoqatës “Topanica”, prof. Burhan Morina falënderoi kryetarin dhe stafin:

“Mezi e presim ditën kur fëmijët tanë të kthehen në atdhe dhe të punojnë. Ky takim dëshmon se puna dhe suksesi vlejnë më shumë se emri i partisë.”

Takimi përfundoi në atmosferë miqësore, duke dëshmuar rëndësinë e bashkëpunimit me diasporën, transparencën dhe prezantimin e rezultateve konkrete për komunitetin e Kamenicës. /SAM24.info

( Foto nga takimi)

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh