1.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Hasani me kontingjentin e FA në Kampin “Adazi”: Krenar për angazhimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj NATO

Duhet ti lexosh

Gjatë vizitës zyrtare në Riga, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, z. Igli Hasani ka zhvilluar një takim edhe me kontingjentin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë në Kampin “Adazi”, në Letoni.

Në pamjet e bëra publike në rrjetet sociale, ministri Hasani shkruan “Krenar për secilin prej 22 burrave dhe grave që shërbejnë me profesionalizëm dhe përkushtim – të vlerësuar nga partnerët tanë letonezë dhe përfaqësues të angazhimit të palëkundur të Shqipërisë ndaj NATO-s dhe mbrojtjes kolektive”, shkruan Hasani.

Forcat e Armatosura të Shqipërisë vazhdojnë të japin kontributin e tyre në shërbim të paqes dhe sigurisë globale!

Prej vitesh, djemtë dhe vajzat tona janë pjesë e misioneve.  Misioni FARSH vazhdoj të jetë prej 2017 ku 22 ushtarak japin kontributin e tyre në RLF Riga, përkrah forcave aleate të NATO-s.

Këtë vit shënohen 97 vite nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Letonisë, dhe 33 vite nga rivendosja e tyre. Shqipëria mbetet e përkushtuar për të thelluar partneritetin me Letoninë dhe për të kontribuar në paqen dhe sigurinë në Evropë dhe më gjerë, transmeton rtsh.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit