BallinaAtdheuHasani me kontingjentin e FA në Kampin “Adazi”: Krenar për angazhimin e...

Hasani me kontingjentin e FA në Kampin “Adazi”: Krenar për angazhimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj NATO

-

Gjatë vizitës zyrtare në Riga, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, z. Igli Hasani ka zhvilluar një takim edhe me kontingjentin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë në Kampin “Adazi”, në Letoni.

Në pamjet e bëra publike në rrjetet sociale, ministri Hasani shkruan “Krenar për secilin prej 22 burrave dhe grave që shërbejnë me profesionalizëm dhe përkushtim – të vlerësuar nga partnerët tanë letonezë dhe përfaqësues të angazhimit të palëkundur të Shqipërisë ndaj NATO-s dhe mbrojtjes kolektive”, shkruan Hasani.

Forcat e Armatosura të Shqipërisë vazhdojnë të japin kontributin e tyre në shërbim të paqes dhe sigurisë globale!

Prej vitesh, djemtë dhe vajzat tona janë pjesë e misioneve.  Misioni FARSH vazhdoj të jetë prej 2017 ku 22 ushtarak japin kontributin e tyre në RLF Riga, përkrah forcave aleate të NATO-s.

Këtë vit shënohen 97 vite nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Letonisë, dhe 33 vite nga rivendosja e tyre. Shqipëria mbetet e përkushtuar për të thelluar partneritetin me Letoninë dhe për të kontribuar në paqen dhe sigurinë në Evropë dhe më gjerë, transmeton rtsh.

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Behgjet Pacolli del nga SPAK pas rreth 7 orësh

0
Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) pas një qëndrimi prej rreth shtatë orësh. Pasi ka dalë nga dyert e institucionit,...