Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Aktualiteti

SH.K.A “Dardania” Në Zemër të Zvicrës – Festë Emocionuese për të Moshuarit në Adliswil

by administrator
21:32 07/07/25
in Aktualiteti
SH.K.A “Dardania” Në Zemër të Zvicrës – Festë Emocionuese për të Moshuarit në Adliswil
0
SHARES
12
VIEWS
Share on Facebook

Nga: Shefqet Cakollit – President i SH.K.A “Dardania” në Zvicër

Vikendi që lamë pas ishte një festë e vërtetë në shtëpinë e madhe për të moshuar “Im Ris” në Adliswil, Cyrih, ku u organizua një ngjarje festive nga stafi i kësaj qendre të kujdesit për të moshuarit.

Atmosfera festive mbizotëronte në çdo kënd: ishin përgatitur lojëra, ushqime, pije të freskëta dhe programe të ndryshme argëtuese, që përfshinin muzikë live dhe banda të ndryshme muzikore nga qyteti. Por e veçantia e kësaj ngjarjeje ishte një orë program nga Shoqëria Kulturore-Artistike “Dardania”, e cila i argëtoi të pranishmit me këngë dhe valle nga trojet tona kombëtare, të shoqëruara me prezantimin e kostumeve tona tradicionale.

E gjithë pjesa artistike u moderua me shumë kujdes nga Albulena Kqiku, e cila përshkroi secilën pjesë të programit me saktësi, duke sjellë më afër kuptimin dhe bukurinë e çdo valleje. Ajo kishte përgatitur edhe një quiz për të moshuarit, me pyetje rreth Shqipërisë, që ngjalli mjaft interes e kureshtje. Veçanërisht u duartrokit kënga “Xhamadani vija-vija”, si dhe kënga në gjuhën gjermane “Die Bogen”, e cila u dedikua posaçërisht për të moshuarit.

Një tjetër moment i veçantë ishte vallja zvicerane, e interpretuar nga grupi ynë i vallëtarëve me veshje kombëtare shqiptare, që krijoi një ndërlidhje simbolike të kulturave.

Të moshuarit ishin të entuziazmuar: filmonin me telefonat e tyre, duartrokisnin me entuziazëm dhe shfaqnin interes të madh për prezantimin e vallëtarëve tanë – për disa prej tyre kjo mund të ketë qenë hera e parë që përjetonin nga afër një kulturë të tillë.

Në fund të programit, vijuan vallet e përbashkëta ku moderatorja ju spejegoj së pari hapat dhe pa hezitime ju bashkangjiten edhe shumë të mushuar dhe stafi i kësaj qendre, ku vallëzuan së bashku!

Organizatorët shprehën falënderime të veçanta për pjesëmarrjen dhe performancën tonë, duke na ofruar pije të freskëta në atë ditë të nxehtë vere. Zonja Etemi, udhëheqëse me mbi 20 vite përvojë në këtë institucion, na falënderoi dhe na inkurajoi të vazhdojmë këtë rrugëtim artistik sa kohë që kemi mundësi dhe energji.

Me këtë aktivitet përmbyllëm simbolikisht edhe gjysmën e parë të vitit – një periudhë e mbushur me angazhim, aktivitete të shumta, festivale dhe paraqitje dinjitoze para publikut, veçanërisht para zviceranëve dhe komuniteteve të tjera që jetojnë në Zvicër.

Në fund të këtij sezoni të ngjeshur, stafi ynë ju uron pushime të mbara, çlodhje dhe kthim të mbarë pas afro katër javësh relaksimi. /SAM24.info

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh