BallinaDiasporaNderim Skënderbeut në Kërçovë – Shoqata ‘Gjergj Kastrioti’ Zvicër pjesë e inaugurimit...

Nderim Skënderbeut në Kërçovë – Shoqata ‘Gjergj Kastrioti’ Zvicër pjesë e inaugurimit historik të monumentit kombëtar

-

Një super lajm – Shoqata “Gjergj Kastrioti” Zvicër e ftuar në inaugurimin madhështor të monumentit të pamposhturit Gjergj Kastrioti Skënderbeut në Kërçovë!

Shoqata “Gjergj Kastrioti” Zvicër, shprehim mirënjohjen më të thellë dhe falënderimet më të sinqerta për Shoqatën Humanitare “Garana”, si dhe për kryetarin e saj, Dr. med. Faik Elezi, për ftesën dhe kontributin e jashtëzakonshëm në organizimin e kësaj ngjarjeje të madhe kombëtare.

Ceremonia e përurimit të monumentit të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, që do të zhvillohet në fshatin Garanë, Komuna e Kërçovës, në Republikën e Maqedonisë së Veriut, është një akt nderimi dhe vlerësimi për figurën madhështore që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë tonë.

Ky projekt është një dëshmi e gjallë e unitetit kombëtar dhe e respektit të thellë që diaspora shqiptare ruan për vlerat dhe figurat tona historike.

Ftojmë publikisht të gjithë bashkatdhetarët që të jenë pjesë e kësaj ngjarjeje madhore më 28 Nëntor 2025, ora 11:00, në Garanë – Strellcë – Kërçovë. Le të jemi së bashku për të nderuar të kaluarën dhe për të forcuar identitetin tonë kombëtar!

Me respekt dhe dashuri për të pamposhturin Gjergj Kastrioti-Skënderbeu

Shoqata Gjergi Kastrioti Zvicër

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Shiroka-Pula merr zyrtarisht detyrën e presidentes së Kosovës

0
Ceremoni solemne para Kuvendit, Haxhiu ia dorëzon Kushtetutën presidentes së re Prishtinë – Justina Shiroka-Pula ka marrë zyrtarisht detyrën e presidentes së Republikës së Kosovës, në...