2.6 C
Zurich
Tuesday, February 17, 2026
spot_img
spot_img

Universiteti i Bazelit do të dyfishojë tarifat për studentët që vonohen me studimet

EKSKLUZIVE

Kush zgjat shumë studimet, do të paguajë dyfishin e tarifës semestrale në Universitetin e Bazelit

Studentët që nuk përfundojnë studimet e tyre bachelor brenda pesë viteve në Universitetin e Bazelit, mund të përballen me një sanksion financiar: tarifë semestrale të dyfishuar. Megjithatë, kjo masë mund të shmanget nëse studentët lidhin një marrëveshje me universitetin dhe e respektojnë atë.

Sipas një njoftimi për media të publikuar të hënën nga universiteti, ata që nuk lidhin një marrëveshje, nga semestri i 13-të do të detyrohen të paguajnë 1700 franga për semestër, në vend të tarifës aktuale prej 850 frangash.

- Reklama -

Universiteti do t’i ftojë studentët bachelor që janë të regjistruar për më shumë se pesë vite në një takim personal këshillues. Qëllimi i këtij takimi është hartimi i një plani të qartë dhe të përshtatur për përfundimin e studimeve, që do të përmblidhet me shkrim. Dyfishimi i tarifës aplikohet vetëm nëse studenti nuk e përfundon studimin brenda afatit të dakorduar.

Kjo masë do të hyjë në fuqi nga semestri pranveror i vitit 2026 dhe do të zbatohet me një periudhë tranzitore prej dy vitesh. Kjo do të thotë se aplikimi i parë i tarifës së dyfishuar do të ndodhë më së herëti në semestrin pranveror të vitit 2028.

Zakonisht, për përfundimin e një studimi bachelor nevojiten së paku tre vite. Megjithatë, për arsye të ndryshme si puna krahas studimeve, detyrimet familjare, përsëritja e provimeve apo ndryshimi i drejtimit të studimit, shpeshherë studentët zgjasin më shumë kohë për përfundimin e tyre. Universiteti thekson se dëshiron të ruajë këtë fleksibilitet, por njëkohësisht të sigurohet që studimet të mos zvarriten pa nevojë.

- Advertisement -

Universiteti i Bazelit po ndjek shembullin e universiteteve të tjera zvicerane që tashmë zbatojnë politika të ngjashme. Në Universitetin e Bernës, për shembull, tarifa standarde është 750 franga për semestër, por rritet në 1500 franga nga semestri i 13-të nëse studenti nuk ka diplomuar. Në raste të veçanta, rritja mund të zbritet pjesërisht ose të mos aplikohet fare, sipas faqes zyrtare të Universitetit të Bernës, transmeton 20min.ch

SAM24.info

- Reklama -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme