Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Aktualiteti

Meti Krasniqi – Me Mirënjohje për të Shkuarën, Me Besim drejt së Ardhmes

by administrator
08:54 30/06/25
in Aktualiteti
Meti Krasniqi – Me Mirënjohje për të Shkuarën, Me Besim drejt së Ardhmes
0
SHARES
25
VIEWS
Share on Facebook

Nga: Dashnim HEBIBI

Luzern, 30 qershor 2025 – Meti Krasniqi është pa dyshim një figurë që mishëron kuptimin e vërtetë të fjalës personalitet. Ai është kryetar i Rrjetit të Miqësisë në Zvicër, dhe për të gjithë ata që e njohin, përfaqëson shembullin e një njeriu të urtë, të sjellshëm, pedant dhe të përkushtuar. Meti është familjar i denjë, atdhetar, i arsimuar, bamirës dhe mik i mirë — një njeri që i ka të gjitha cilësitë që duhen për të qenë model në shoqëri.

Mbrëmë me datë 29 qershor, shumë nga ata që e njohin u shtangën nga lajmi për largimin e paralajmëruar të tij nga drejtimi i Rrjetit të Miqësisë në Zvicër. Ky hap vjen për shkak të një angazhimi tjetër, edhe më të madh, për të cilin ai do të kontribuojë në të ardhmen.

Menjëherë pas këtij njoftimi, Meti ka marrë shumë komente pozitive dhe mbështetje të sinqertë nga veprimtarë të dëshmuar në diasporë, të cilët e kanë vlerësuar lart kontributin e tij të deritanishëm dhe përkushtimin ndaj bashkimit të komunitetit.

Sigurisht, ne do ta kontaktojmë dhe do të realizojmë një intervistë me të për të kuptuar më shumë rreth këtij vendimi dhe për të zbuluar çfarë synon në vijim. Një gjë është e sigurt: pa Meti Krasniqin, Rrjeti i Miqësisë do të jetë shumë më i varfër.

Meti ka shprehur shpesh mendimet e tij mbi rëndësinë e miqësisë në përgjithësi, dhe ne do të ndajmë me lexuesit tanë pikërisht këto reflektime. Po ashtu, përmes burimeve tona të afërta, kemi indikacione se çfarë do të sjellë në të ardhmen ky personalitet i shquar — dhe ne do t’ju mbajmë të informuar. Ndër komentuesit e shumtë që reaguan pozitivisht, bien në sy figura të njohura të diasporës të gjithë kanë vlerësuar lart angazhimin e Metit në ndërtimin e urave të miqësisë dhe në përfaqësimin dinjitoz të komunitetit shqiptar në Zvicër.

“Meti nuk po largohet, ai vetëm po kalon në një nivel më të lartë të shërbimit ndaj komunitetit,” – ka shkruar njëri prej tyre. Me Mirënjohje për të Shkuarën, Me Besim drejt së Ardhmes.

Ja fjala e Metit pas vendimit :

„ NJË FALËNDERIM NGA ZEMRA DHE NJË LAJM I RËNDËSISHËM

Të dashur miq, bashkëpunëtorë dhe ndjekës të Rrjetit të Miqësisë

Dua t’ju njoftoj se kam shpallur largimin tim nga detyra e Kryetarit të Rrjetit të Miqësisë që kam qenë i nderuar të japë kontributin tim në shoqëri. Padyshim ky vendim nuk ishte i lehtë por i nevojshëm për shkak të angazhimeve të mia, të një rruge të re në fushën politike, që do të përkushtohem me seriozitet dhe përgjegjësi.

Dua t’ju falënderoj nga zemra për përkrahjen, besimin dhe bashkëpunimin që më keni dhënë gjatë kësaj periudhe. Mbështetja dhe mirënjohja që kam marrë nga ju ka qenë forca ime më e madhe për të çuar përpara këtë rrjet me përkushtim e përulësi.

I falënderoj nga zemra, para së gjithash, bashkëpunëtorët e mi të afërt dhe anëtarët e përkushtuar të rrjetit:

Shaqir Alushaj, Florim Useini, Visar Robelli, Nadi Zendeli, Ibrahim Çekaj Xha Braho, Afrim Memeti Fimi Mehmeti, Bekim Izeri dhe Kastriot Basha, për mbështetjen e palëkundur, përkushtimin dhe bashkëpunimin frytdhënës gjatë mandatit tim.

Po ashtu, një mirënjohje të veçantë u shkon edhe Ambasadës së Kosovës në Bernë Shkëlqesia Tij z. Mentor Latifi, Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Bernë Shkëlqesia Tij z. Rexhep Demiri, Konsullatës së Kosovës në Cyrih Shefi i Konsullates z. Vigan Berisha, institucioneve fetare shqiptare në Zvicër, mediave dhe portaleve gazetare si SAM24.info, Helveticalforum, Bota Sot, të nderuarit dhe shumë të çmuarit mikut PhD. Dashnim Hebibi si dhe shumë shoqatave shqiptare që kanë qenë gjithmonë pranë nesh me përkrahje dhe solidaritet.

Dhe mbi të gjitha – faleminderit të gjithë miqve të çmuar, që më keni qëndruar afër gjatë këtij udhëtimi të bukur dhe sfidues.

Është një nder i madh për mua që kam pasur mundësinë të udhëheq një rrjet që ndërton ura, forcon miqësitë dhe krijon hapësira për ide, bashkëpunim e zhvillim shoqëror. Këto përvoja do të më shoqërojnë gjithmonë dhe do të mbesin pjesë e rëndësishme e rrugëtimit tim personal dhe profesional.

Rrjeti i Miqësisë do të vazhdojë të jetë një platformë e fuqishme dhe unë do të jem gjithmonë pranë si një antar, si një mik i përhershëm i këtij komuniteti.

Me respekt të thellë dhe mirënjohje,

Meti Krasniqi

SAM24.info

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh