3.8 C
Zurich
Tuesday, February 17, 2026
spot_img
spot_img

( FOTO) Turniri Tradicional i LAPSH në Cyrih: Një Ditë Gëzimi, Bashkimi dhe Krenarie Shqiptare

EKSKLUZIVE

Nga: Dashnim HEBIBI

Cyrih, 15 qershor, 2025 – Për të pesëmbëdhjetin vit me radhë, LAPSH “Naim Frashëri” në kantonin e Cyrihut dëshmoi sërish se është shumë më tepër se një shkollë – është një institucion i vlerave kombëtare dhe kulturore.

Të dielën e 15 qershorit, në një atmosferë festive dhe pavarësisht reshjeve të shiut në mëngjes, u organizua turniri tradicional sportiv, ku u bashkuan nxënës, mësues, prindër dhe dashamirës të arsimit e kulturës shqipe në mërgatë. Kjo ngjarje, tashmë e njohur, motivon fëmijët, forcon lidhjet shoqërore dhe ruan gjallë identitetin kombëtar shqiptar në diasporë.

- Reklama -

Një organizim që frymëzon – LAPSH Cyrih në qendër të vëmendjes

LAPSH në kantonin e Cyrihut, nën udhëheqjen e palodhur të kryetarit të LAPSH-it,  Prof. Naser Ulaj dhe stafit të tij, është tashmë shembull suksesi dhe përkushtimi.

Me ndihmën e mësuesve e mësueseve të devotshëm, mbështetjen e prindërve, afaristëve dhe përkrahjen institucionale nga shteti zviceran, shkolla plotësuese “Naim Frashëri” vazhdon të jetë një nga shtyllat më të forta të ruajtjes së gjuhës, kulturës dhe identitetit shqiptar në mërgatë.

- Advertisement -

Përkundër motit me shi, kjo e diel mblodhi qindra pjesëmarrës që kishin ardhur për të përkrahur fëmijët dhe për të treguar edhe njëherë se edukimi dhe kultura shqiptare kanë një vend të veçantë në zemrat e bashkatdhetarëve tanë në Zvicër.

Ambasadori Mentor Latifi: Përkrahje e vazhdueshme për diasporën dhe shkollën plotësuese shqipe Naim Frashëri

Pjesëmarrja dhe përkrahja e Ambasadorit të Republikës së Kosovës në Bernë, z. Mentor Latifi, i dha aktivitetit një peshë të veçantë. Për të dytin vit me radhë, edhe pse në ditë pushimi, Ambasadori Latifi zgjodhi të jetë në mesin e fëmijëve dhe mësuesve, duke dhënë mesazhe inkurajuese dhe falënderuese për kontributin që diaspora po jep në ruajtjen e vlerave kombëtare.

“Ju jeni brezi i artë i kombit, që edhe pse keni lindur këtu në Zvicër, e ruani me krenari gjuhën shqipe, i njihni heronjtë, recitoni bukur dhe jeni të lidhur me vendlindjen,” – u shpreh ndër të tjera ambasadori Latifi, duke theksuar se të gjitha ekipet janë fituese – sepse përveç sportit, ata janë të pasuruar me dije, kulturë dhe dashuri për atdheun.

Turniri sportiv – gara, emocione dhe fitues

Turniri u zhvillua në dy fusha, i hapur zyrtarisht nga Kryetari aktual Naser Ulaj dhe ish-koordinatori Nexhat Maloku. U përfaqësuan 14 ekipe nga 20 pika shkollore, pasi disa shkolla kishin turnirin e tyre paralel dhe nuk mundën të marrin pjesë.

Fituesit sipas grupmoshave ishin:

• Klasa 1-3:
1. Trimave e Dukagjinit
2. Shqiponjat e vogla
3. Shqipet

• Klasa 4-6:
1. FC LAPSH
2. BASHKIMI
3. DARDANËT

• Klasa 7-9:
1. GOLDEN EAGLE
2. LAPSH & PRIND

Ky organizim i suksesshëm ishte rezultat i angazhimit të plotë të stafit të LAPSH në Cyrih, ku secili kontribuoi me përkushtim dhe vullnet. Në mënyrë të veçantë, u dallua kontributi i z. Lulzim Hasi, administrator dhe financier, i cili përmes kamerës së tij ka dokumentuar kujtimet më të bukura ndër vite. Ai, së bashku me bashkëshorten e tij, mësuese në LAPSH, janë një model i përkushtimit vullnetar dhe të vazhdueshëm.

Një ditë që do të mbahet mend gjatë

Përveç garave sportive, kjo ditë u shënua nga një atmosferë e ngrohtë shoqërore, buzëqeshje fëmijësh dhe kujtime të paharrueshme me foto e përqafime me Ambasadorin Latifi. Fëmijët u larguan të kënaqur, me çmime simbolike dhe me ndjenjën e krenarisë që po rriten me dy identitete: qytetarë të Zvicrës dhe bij të denjë të kombit shqiptar.

Turniri u mbyll me mesazhin se LAPSH, në kantonin e Cyrihut, me punë dhe përkushtim, po lë gjurmë të pashlyeshme në edukimin dhe integrimin e brezave të rinj shqiptarë në diasporë.

Ky aktivitet ishte më shumë se një turnir – ishte një mesazh i fuqishëm që arsimi shqip, kultura dhe sporti janë mision kombëtar. LAPSH në Cyrih jo vetëm që meriton përkrahje, por është një pasuri e madhe që duhet ruajtur dhe fuqizuar më tej. /SAM24.info / Foto nga Lulzim Hasi

- Reklama -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme