5 C
Zurich
Tuesday, February 17, 2026
spot_img
spot_img

“Të Bashkuar për Luginën: Kuvendi i III-të i LSHPMBZ Forcon Rrjetin e Shoqatave në Zvicër”

EKSKLUZIVE

 

Nga: Dashnim HEBIBI, Aarburg

Më 15 qershor 2025, në adresën Oltnerstrasse 14, 4663 Aarburg, u mbajt Kuvendi i III-të Zgjedhor i LSHPMBZ, i cili filloi punën në ora 12:00. Ky kuvend përbënte një moment të rëndësishëm për të bashkëbiseduar dhe për të forcuar më tej unitetin mes shoqatave të Luginës së Preshevës në Zvicër.

- Reklama -

Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues nga 16 shoqata të ndryshme nga Lugina, të cilët ndanë mendimet dhe vizionet e tyre për një të ardhme më të sigurt dhe të bashkuar për komunitetin tonë. Kuvendi u zhvillua nën moton:

“Ne jemi të bashkuar – le ta forcojmë edhe më shumë këtë unitet!”

Takimi u mbështet fuqishëm edhe nga tre ambasadat shqiptare në Zvicër:

- Advertisement -
  • Ambasada e Republikës së Shqipërisë
  • Ambasada e Republikës së Kosovës
  • Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut

Kuvendi u drejtua me përkushtim nga z. Fadil Selmani, një personalitet i njohur nga Topalla e Medvegjës, dhe kryetar i parë i këtij këshilli. Ai ishte i shoqëruar nga z. Zejnullah Namani nga Medvegja, i cili jeton në Zvicër dhe njëkohësisht është edhe kryetar i Shoqatës “Medvegja” në Zvicër.

Mbi 20 pjesëmarrës nga e gjithë Lugina ishin prezent, të cilët falënderuan ambasadorin e Kosovës z. Mentor Latifi dhe ambasadorin e Maqedonisë së Veriut z. Rexhep Demiri për përkrahjen e tyre të vazhdueshme.

Nga Shoqata “Lugina e Preshevës” ishte i pranishëm edhe z. Fazli Musliu, kryetar nderi, dhe z. Shefket Hasani, ish-komandant i UÇPMB-së, i njohur si i pari që krisi pushkën për ribashkimin me Kosovën. Ky kuvend shënoi një risi të rëndësishme – konfirmimin se Shoqata “Lugina e Preshevës” është në mbështetje të unitetit, duke u përqendruar te veprat konkrete e jo te trumbetimet, me qëllimin e vetëm për të lënë gjurmë të mira për të ardhmen.

Z. Valon Gashi, Sekretar i Parë i Ambasadës së Shqipërisë në Bernë, nuk ishte i pranishëm për arsye pune, por dihet si një nismëtar dhe përkrahës i fuqishëm i bashkimit dhe veprimit të përbashkët të asaj treve.

Z. Fadil Selmani, me përvojë të gjatë si sekretar në Shoqatën “Medvegja”, e drejtoi punën e kuvendit në mënyrën më të mirë të mundshme. Ai u ngrit në këmbë për të falënderuar përzemërsisht ambasadorët Latifi, Demiri dhe z. Valon Gashi selretar i parë i ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Bernë, për përkrahjen e tyre të sinqertë, dhe më pas u dha fjalën ambasadorëve.

Ambasadori Mentor Latifi theksoi se Ambasada e Kosovës do të ketë gjithmonë dyert e hapura dhe do të jetë përherë në mbështetje të unitetit dhe bashkëpunimit. Ai siguroi të pranishmit se Lugina e Preshevës nuk do të harrohet kurrë nga Kosova.

Ndërsa ambasadori Rexhep Demiri shprehu kënaqësinë e tij për zhvillimin e këtij kuvendi, duke theksuar se aty ku ka bashkim, ka edhe sukses. Ai u bëri thirrje të gjithëve që të ruajnë gjuhën, traditat kombëtare dhe të kultivojnë miqësinë me shtetin pritës, Zvicrën.

Z. Shefket Hasani në fjalën e tij të shkurtër tha:

“Kur ka qenë nevoja, isha i pari; edhe tani, pas atij që zgjidhet i pari, do të jem prapa tij. Deri në frymën e fundit nuk do të ndalem për të mirën e kombit.”

Ndërsa z. Fazli Musliu propozoi riaktivizimin e Akademisë së UÇPMB-së, me qëllim që të mos harrohet kurrë gjaku i dëshmorëve. Ky propozim u përkrah nga z. Hasani, i cili e quajti kujtimin e dëshmorëve detyrim të përhershëm.

Kuvendi zgjati 20 minuta dhe u menaxhua me efikasitet, pa asnjë pengesë. U zgjodhën 6 anëtarë të kryesisë së re, të cilët në ditët në vijim do të zgjedhin kryetarin. Këtë herë, kryetari do të vijë nga Bujanoci, dhe u përfol emri i z. Tefik Selmani, i cili nuk mundi të jetë i pranishëm për shkak të një rasti familjar.

Anëtarët e rinj të kryesisë janë:

  • Tefik Selmani
  • Besnik Avdiu
  • Zejnullah Namani
  • Fadil Selmani
  • Adnan Imeri
  • Ardian Asllani

Në fund të takimit, u vendos që të vizitohet varri i PhD. Llukman Halili në Cyrih, për ta nderuar me një minutë heshtje, me rastin e 5-vjetorit të ndarjes nga jeta më 13 qershor.

Të gjithë pjesëmarrësit falënderuan ambasadorët për përkrahjen dhe theksuan se Lugina e Preshevës nuk është ndjerë kurrë më e përkrahur. Kuvendi u mbyll me shpresën dhe besimin se kryesia e re do të sjellë projekte konkrete dhe do të punojë për të mirën e komunitetit, me përfaqësim dinjitoz nga zona e Bujanocit.

Për më shumë informata, kontaktoni Këshillin Organizativ të LSHPMBZ

- Reklama -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme