/ Nga: Dashnim HEBIBI /
Zürich, 3 qershor 2025 – Mbrëmë, me ftesë të Konsullit të Përgjithshëm të Republikës së Italisë në Cyrih, z. Mario Baldi, Shefi i Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Vigan Berisha, mori pjesë në kremtimin e Ditës Kombëtare të Italisë – Festa e Republikës – Festa della Repubblica.
Me këtë rast, z. Berisha uroi z. Baldi, stafin e tij dhe mbarë popullin mik italian, duke shprehur mirënjohje të thellë për mbështetjen që Italia i ka dhënë Kosovës – si në ditët më të vështira që ka përjetuar vendi ynë, ashtu edhe sot e kësaj dite.
Gjatë takimit miqësor me z. Baldi, u diskutuan tema me interes të përbashkët dhe u theksua afërsia e veçantë që lidh Republikën e Kosovës me Republikën e Italisë. Në këtë takim feste ishin të ftuar rreth 250 personalitete e në mesin e tyre, Kosovën e përfaqësoi z.Berisha dhe me te realizuan edhe foto kujtimi e respekti.
Gëzuar Festën të gjithë miqve tanë italianë!