Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Aktualiteti

Takim i veprimtarëve të Luginës së Preshevës në Ambasadën e Shqipërisë në Bernë

by administrator
09:56 12/05/25
in Aktualiteti, Përditshmëria e Diasporës
Takim i veprimtarëve të Luginës së Preshevës në Ambasadën e Shqipërisë në Bernë
0
SHARES
19
VIEWS
Share on Facebook

/ Përgaditi:Dashnim HEBIBI /

Kërkohet më shumë mbështetje nga shtetet shqiptare dhe Maqedonia e Veriut

Bernë, 11 maj 2025 – Në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Bernë u zhvillua një takim i rëndësishëm me përfaqësues të disa shoqatave të Luginës së Preshevës që veprojnë në Zvicër. Takimi u organizua me ftesë të Sekretarit të Parë të Ambasadës së Shqipërisë, z. Valon Gashi, dhe në prani të Ambasadorit të Kosovës në Zvicër, Shkëlqesisë së Tij, z. Mentor Latifi, i shoqëruar nga sekretari z. Gjenis Haxhimehmeti, si dhe të Ambasadorit të Maqedonisë së Veriut, Shkëlqesia e Tij, z. Rexhep Demiri.

Qëllimi i këtij takimi ishte forcimi i bashkëpunimit edhe më i madh mes veprimtarëve dhe shoqatave të Luginës së Preshevës në diasporë, si dhe sensibilizimi i institucioneve shtetërore për sfidat me të cilat përballet ajo trevë. U theksua se komuniteti shqiptar i Luginës gjendet në një situatë të vështirë jo vetëm politike, por edhe sociale, ekonomike dhe kulturore.

Z. Valon Gashi, i cili njëkohësisht vjen nga Lugina e Preshevës, hapi takimin duke përshëndetur të pranishmit dhe duke bërë një prezantim të punës së deritanishme me shoqatat. Ai theksoi se para disa viteve është arritur të krijohet një lidhje e shoqatave nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, me 26 shoqata pjesëmarrëse, prej të cilave 20 kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi.

Ambasadori i Kosovës, z. Mentor Latifi, përshëndeti të pranishmit dhe shprehu përkrahjen e tij për çështjen e Luginës. Ai vlerësoi rolin e diasporës dhe theksoi se Kosova do të qëndrojë gjithmonë pranë bashkatdhetarëve të saj.

Në të njëjtën linjë ishte edhe Ambasadori i Maqedonisë së Veriut, z. Rexhep Demiri, i cili përmendi shembuj konkretë të suksesit që vijnë nga bashkimi i shoqatave dhe veprimi i përbashkët, duke sjellë si shembull rastin e Kërçovës. Ai theksoi se diaspora është forca bazë dhe garantoi mbështetjen e tij 24/7.

Ish-kryetari i Lidhjes së Shoqatave të Luginës, z. Fadil Selmani, falënderoi të pranishmit dhe vlerësoi angazhimin e Ambasadës së Shqipërisë dhe ambasadorëve për këtë takim. Ai kujtoi se puna për bashkimin dhe organizimin e shoqatave ka qenë gjithmonë një prioritet, pavarësisht sfidave dhe vështirësive dhe ne nuk jemi ndalur e deri nê SHBA pë ato treva e duke veçuar bashkëpunimin me Shoqatën Humanitare „Lugina e Preshevës“ dhe me disa të tjera edhe në Akademinë Perkujtimore por edhe në projekte të tjera.

Në takim foli edhe z. Ahmet Jakupi, kryetar aktual i Lidhjes së Shoqatave të Luginës, edhe disa veprimtarë të tjerë duke treguar problemet që ballafaqohet ajo etni shqiptare si dhe PhD. Dashnim Hebibi, kryetar i Shoqatës Humanitare “Lugina e Preshevës” në Gossau. Z. Hebibi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me institucionet e Shqipërisë dhe Kosovës, duke shtuar se organizimi i diasporës duhet të bëhet në koordinim të ngushtë me strukturat në atdhe.

Ndër pikat e rëndësishme të diskutuara ishte edhe nevoja për regjistrimin e popullatës së Luginës së Preshevës në Zvicër, si dhe përmirësimi i kushteve për shkollën plotësuese shqipe në Zvicër.

Në përfundim, u ra dakord që Kuvendi i Lidhjes së Bashkuar të Shoqatave të Luginës të mbahet më 15 qershor 2025 në Zofingen, Zvicër. U theksua se uniteti edhe pse ka qenë, është dhe do të mbetet edhe në të ardhmen si dhe bashkëpunimi i diasporës me atdheun janë të domosdoshme për të arritur rezultate konkrete në të mirë të Luginës së Preshevës dhe mbarë kombit shqiptar. Bashkatdhetarët e Luginës së Preshevës ishin të bashkuar në situatat shumë kritike, janë e do të jenë të për të mirën e asaj treve.

SAM24.info

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh