BallinaAktualitetiDiaspora shqiptare, urë lidhëse mes Luginës së Preshevës dhe Maqedonisë së Veriut

Diaspora shqiptare, urë lidhëse mes Luginës së Preshevës dhe Maqedonisë së Veriut

-

/ Nga: Dashnim HEBIBI / 

Bernë, 11 maj 2025 – Veprimtari i njohur nga Topalla e Medvegjës, z. Fadil Selmani, i cili prej vitesh jeton dhe vepron në Zvicër, u prit në një takim miqësor nga Ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Shkëlqesia e tij, z. Rexhep Demiri.

Gjatë këtij takimi vëllazëror, u trajtuan çështje me rëndësi për bashkatdhetarët nga Lugina e Preshevës dhe lidhjet historike, kulturore e familjare me shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. Z. Selmani, njëherësh kryetar i Asociacionit Medvegjë-Çamëri dhe kontribuues i shquar i Shoqatës Humanitare “Medvegja” në Fully të Zvicrës, theksoi nevojën për bashkëpunim më të ngushtë në funksion të mirëqenies së komunitetit shqiptar në të dy anët e kufirit.

Ambasadori Demiri vlerësoi rolin e diasporës shqiptare si një faktor i rëndësishëm për forcimin e lidhjeve mes Luginës së Preshevës dhe Maqedonisë së Veriut, duke ftuar afaristët shqiptarë të kontribuojnë edhe në zhvillimin ekonomik të rajonit. Ai nënvizoi se investimet e diasporës sjellin përfitime të ndërsjella dhe ndikojnë pozitivisht në përmirësimin e kushteve të jetesës.

Në fokus të bisedës ishte edhe çështja e pikave të mbyllura kufitare ndërmjet Luginës së Preshevës dhe Maqedonisë së Veriut. Z. Selmani kërkoi mbështetjen e institucioneve për rihapjen e këtyre kalimeve, të cilat lehtësojnë lëvizjen dhe jetën e përditshme të banorëve lokalë. Ai theksoi se aktualisht qytetarët detyrohen të bëjnë shumë kilometra dhe të presin me orë të tëra te kufiri kryesor në Tabanoc-Preshevë për të kaluar kufirin, çka rëndon veçanërisht gjatë sezoneve të pushimeve.

Takimi përfundoi me vlerësime të ndërsjella për angazhimin e sinqertë dhe bashkëpunimin konstruktiv. Z. Selmani përgëzoi Ambasadorin Demiri për punën e tij të palodhur dhe profesionalizmin, duke shprehur bindjen se vetëm përmes dialogut dhe mirëkuptimit mund të arrihen rezultate konkrete në të mirë të qytetarëve.

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Përplasjet në BDI/AKI vazhdojnë, kërkohet dorëheqja e Faton Ahmetit, Bujar Osmanit...

0
Përplasjet brenda Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) po thellohen. Pas kritikave të aktivistëve të Aleancës për Shqiptarët (ASH) ndaj mënyrës së funksionimit të frontit...