0.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Takim me sportisten Afërdita Gashi në Konsullatën e Kosovës në Cyrih

Duhet ti lexosh

/ Përgaditi: Dashnim HEBIBI, Zürich /

Gratë e suksesshme në diasporë

Zürich, 9 maj 2025 – Sot, në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih, Shefi i Misionit Konsullor, z. Vigan Berisha, mirëpriti znj. Afërdita Gashi dhe familjen e saj.

Znj. Gashi është një emër i spikatur në garat e vrapimit në Zvicër dhe më gjerë, me mbi 50 medalje të fituara gjatë viteve të fundit. Ajo ka arritur sukses të jashtëzakonshëm në garën e Winterthurit, duke zënë vendin e tretë në mesin e 500 pjesëmarrëseve, ndërsa në Maratonën e Bazelit, më 27 prill 2025, është renditur e 13-ta nga 2.500 vrapuese.

Ky takim ishte një mundësi për të vlerësuar kontributin e grave të mërgatës në sport dhe shoqëri, si dhe për të theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së tyre aktive në të gjitha fushat e jetës. Arritjet e znj. Gashi janë një shembull frymëzimi për gjithë komunitetin tonë në Zvicër dhe më gjerë.

Njofton, SAM24.info

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit