BallinaAtdheuAlbulena Haxhiu sërish nuk merr votat e mjaftueshme për kryeparlamentare

Albulena Haxhiu sërish nuk merr votat e mjaftueshme për kryeparlamentare

-

Edhe sot me 20 minuta vonesë e filloi punën Kuvendi i Kosovës me tentativën e pestë për konstituimin e kuvendit. Të pranishëm 117 persona. Në sallë kanë votuar 57 për. Kjo tregon se edhe kësaj here nuk kalon kandidatja për kryetarja. Seanca ndërpritet për të premtën në ora 11.00. Kandidatja e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu për herë të tretë nuk ka arritur të marrë votat e mjaftueshme për kryetare të Kuvendit. Në votimin e sotëm 57 deputetë kanë votuar për, 46 kundër dhe 3 kanë abstenuar. Kësisoj, kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari ka thënë se në bazë të rezultateve të votimit kjo kandidate nuk kalon dhe si rrjedhojë seanca ndërpritet dhe do të vazhdojë të premten në orën 11:00. LDK votoi sërish kundër, derisa deputetët e Nismës edhe kësaj radhe abstenuan. Gjatë propozimit të Albulena Haxhiut, Glauk Konjufca u shpreh: “Lëvizja Vetëvendosje propozon atë që ishte gjithë, Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit dhe ju ftoj ta mbështesni dhe të dalim nga kjo bllokadë”, tha ai. SAm24.info
Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Gërvalla merr pjesë në darkën gala të organizuar nga Presidenca irlandeze...

0
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka marrë pjesë në një darkë gala të organizuar me ftesë të Presidencës irlandeze të...