1 C
Zurich
Wednesday, November 19, 2025
spot_img
spot_img

Promovimi i romanit “Tri Vija të Kuqe” të Muharrem Blakajt në Konsullatën e Kosovës në Cyrih

Duhet ti lexosh

/ Nga Dashnim HEBIBI/ Cyrih, 28 mars

Në ambientet e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Cyrih, më 28 mars, u organizua promovimi i romanit Tri Vija të Kuqe të autorit Muharrem Blakaj. Ky event kulturor, i organizuar nga shefi i Misionit Konsullor, z. Vigan Berisha, së bashku me stafin e tij, mblodhi dashamirës të librit nga e gjithë Zvicra.

Salla ku u mbajt promovimi, e cila i ngjan një biblioteke, është transformuar nga z. Berisha që nga marrja e detyrës së tij, duke krijuar një hapësirë të dedikuar për krijuesit shqiptarë në mërgim.

“Me këtë kemi dashur t’u mundësojmë krijuesve që të mos bëjnë shpenzime nëpër salla të ndryshme, por të kenë një hapësirë të tyre brenda Konsullatës. Ne qëndrojmë me stafin tonë edhe jashtë orarit të punës për t’u shërbyer mërgimtarëve tanë, sepse ata e meritojnë,” u shpreh z. Berisha.

Romani Tri Vija të Kuqe sjell një rrëfim të fuqishëm për historinë e të burgosurve politikë shqiptarë, duke qenë një dëshmi e sakrificave dhe vuajtjeve të atyre që luftuan për lirinë e popullit shqiptar. Ngjarja u pasurua edhe me shfaqjen e filmit dokumentar Nana Kadë, një homazh për nënën e dëshmorit Xhemajl Blakaj, duke i dhënë eventit një dimension edhe më emocional dhe historik.

Në fund të promovimit, z. Berisha falënderoi autorin Muharrem Blakaj dhe të gjithë pjesëmarrësit që kontribuuan në këtë ngjarje të rëndësishme kulturore. Të pranishmit shprehën vlerësimin e tyre për këtë iniciativë, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes dhe promovimit të kulturës shqiptare në diasporë. SAM24.info

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit