BallinaDiasporaAmbasadori Lulzim Hiseni dorëzon letrat kredenciale te Macron në Pallatin Élysée

Ambasadori Lulzim Hiseni dorëzon letrat kredenciale te Macron në Pallatin Élysée

-

Paris – Ambasadori i Republikës së Kosovës në Francë, Lulzim Hiseni, ka dorëzuar letrat kredenciale te Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në një ceremoni të zhvilluar në Pallatin Élysée. Gjatë takimit, ambasadori Hiseni përcolli përshëndetjet e autoriteteve të Kosovës dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Francës ndaj Kosovës në momente të rëndësishme të historisë së saj. Në veçanti, ai vlerësoi rolin e Francës në Konferencën e Rambujesë, ndërhyrjen e NATO-s, procesin e rindërtimit të Kosovës dhe forcimin e institucioneve të saj, si dhe mbështetjen franceze për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Synohet thellimi i bashkëpunimit Kosovë–Francë

Ambasadori Hiseni theksoi se një prej prioriteteve të tij do të jetë thellimi i partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Francës. Në këtë kuadër, ai nënvizoi rëndësinë e një dialogu të vazhdueshëm politik dhe të zgjerimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme, përfshirë ekonominë, kulturën dhe arsimin universitar. Sipas tij, forcimi i marrëdhënieve dypalëshe mund të kontribuojë edhe në rritjen e bashkëpunimit mes institucioneve dhe shoqërive të të dyja vendeve.

Franca, partnere për perspektivën evropiane

Gjatë takimit u theksua gjithashtu rëndësia e marrëdhënieve me Francën për avancimin e perspektivës evropiane të Kosovës dhe forcimin e pozitës së saj ndërkombëtare. Ambasadori Hiseni vlerësoi bashkëpunimin me Francën edhe në kontekstin e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, duke nënvizuar nevojën për një angazhim të vazhdueshëm në këtë drejtim. Dorëzimi i letrave kredenciale shënon fillimin zyrtar të mandatit të Lulzim Hisenit si ambasador i Kosovës në Francë dhe hap një fazë të re të angazhimit diplomatik për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Parisit, njofton Ambasada e Kosovës në Francë, përcjell helveticALforum.ch.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

BDI reagon për zhvillimet në Kosovë

0
Shkup/Prishtinë – Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit politike dhe institucionale në Kosovë, duke bërë thirrje që interesat kombëtare...