BallinaAtdheuSejdiu: Nuk e konsideroj veten pjesë të procesit për zgjedhjen e presidentit

Sejdiu: Nuk e konsideroj veten pjesë të procesit për zgjedhjen e presidentit

-

Prishtinë – Profesori Bekim Sejdiu ka bërë të ditur se nuk e konsideron më veten pjesë të procesit për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, duke e lidhur tërheqjen e tij me mungesën e një marrëveshjeje politike dhe të mbështetjes së nevojshme në Kuvend.

Përmes një reagimi të publikuar në rrjetet sociale, Sejdiu tha se për vendimin e tij ka njoftuar krerët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe kryeministrin Albin Kurti.

“Kam njoftuar krerët e LDK-së dhe Kryeministrin Kurti se unë nuk e konsideroj vetën pjesë të procesit të zgjedhjes së Presidentit, për arsye të mos arritjes së një marrëveshjeje politike dhe mungesës së përkrahjes së nevojshme në Kuvend”, shkroi Sejdiu.

Ai falënderoi kryeministrin Kurti dhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, për besimin dhe komunikimin gjatë procesit.

“Kryeministrin Kurti dhe Kryetarin Abdixhiku i kam falënderuar për besimin ndaj meje dhe korrektësinë në komunikimin me mua”, deklaroi ai.

Sejdiu shprehu gjithashtu mirënjohje për politikanët e partive të tjera që, sipas tij, kanë shfaqur konsideratë personale ndaj kandidaturës së tij.

“E vlerësoj konsideratën personale të shprehur ndaj meje nga shumë politikanë të partive të tjera”, theksoi ai.

Tërheqja e Sejdiut vjen në një moment kur procesi për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës kërkon mbështetje të mjaftueshme parlamentare dhe dakordim politik mes subjekteve që marrin pjesë në proces.

Me këtë vendim, Sejdiu e ka bërë të qartë se nuk do të vazhdojë të jetë pjesë e këtij procesi në kushtet aktuale, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të zhvillohen negociatat politike dhe cili do të jetë kandidati që do të marrë mbështetjen e nevojshme për postin e Presidentit.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

BDI reagon për zhvillimet në Kosovë

0
Shkup/Prishtinë – Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit politike dhe institucionale në Kosovë, duke bërë thirrje që interesat kombëtare...