BallinaFoto LajmBE-ja shpreh keqardhje për tarifat amerikane për makinat

BE-ja shpreh keqardhje për tarifat amerikane për makinat

-

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen ka shprehur shqetësim për vendimin e SHBA-së për të vendosur tarifa mbi eksportet e automobilave të BE-së. Ajo tha se tarifat janë taksa të këqija për bizneset dhe për konsumatorët, në SHBA dhe BE.

“Më vjen shumë keq për vendimin e SHBA-së për të vendosur tarifa mbi eksportet e automobilave të BE-së. Tarifat janë taksa – të këqija për bizneset, më keq për konsumatorët, në SHBA dhe BE. BE-ja do të vazhdojë të kërkojë zgjidhje të negociuara, duke ruajtur interesat e saj ekonomike”, tha ajo.

Presidenti i SHBA Donald Trump ka njoftuar taksa të reja të importit prej 25% për makinat dhe pjesët e makinave që vijnë në SHBA.

Presidenti pretendoi se masa do të çonte në “rritje të jashtëzakonshme” për industrinë e makinave, duke premtuar se do të nxiste vende pune dhe investime në SHBA, përcjell KosovaPress.

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Çiklizmi i Kosovës zhgënjeu në Taranto

0
Nga Kemajl Milaim Goca Pozita e 20-të nuk është rezultat i mirë, është zhgënjim për Kosovën ky rezultat në Lojërat Mesdhetare. Çiklizmi duhet t’i futet...

Afshi i tokës së shkelur