BallinaFoto LajmBE-ja shpreh keqardhje për tarifat amerikane për makinat

BE-ja shpreh keqardhje për tarifat amerikane për makinat

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen ka shprehur shqetësim për vendimin e SHBA-së për të vendosur tarifa mbi eksportet e automobilave të BE-së. Ajo tha se tarifat janë taksa të këqija për bizneset dhe për konsumatorët, në SHBA dhe BE.

“Më vjen shumë keq për vendimin e SHBA-së për të vendosur tarifa mbi eksportet e automobilave të BE-së. Tarifat janë taksa – të këqija për bizneset, më keq për konsumatorët, në SHBA dhe BE. BE-ja do të vazhdojë të kërkojë zgjidhje të negociuara, duke ruajtur interesat e saj ekonomike”, tha ajo.

Presidenti i SHBA Donald Trump ka njoftuar taksa të reja të importit prej 25% për makinat dhe pjesët e makinave që vijnë në SHBA.

Presidenti pretendoi se masa do të çonte në “rritje të jashtëzakonshme” për industrinë e makinave, duke premtuar se do të nxiste vende pune dhe investime në SHBA, përcjell KosovaPress.

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Cyrihu drejt pilotimit të javës 35-orëshe të punës, pa ulje pagash

0
Autoritetet e qytetit të zyrihut kanë miratuar një kornizë për zbatimin e një projekti pilot që parashikon shkurtimin e javës së punës nga 42...