BallinaKulturaAutorët shqiptarë marrin çmimin e ekselencës në Itali

Autorët shqiptarë marrin çmimin e ekselencës në Itali

-

Shkrimtari dhe krijuesi lezhjan Ndue Dragusha është vlerësuar në Itali me çmimin special ndërkombëtar të ekselencës “Divinamente Donna 2025”.Çmimi ju dha për prozën “Dashuria e një Gruaje”, ku me metafora të pasura, autori Ndue Dragusha “pikturon” në mënyrë perfekte figurën femërore nën kthetrat e atyre që e shfrytëzojnë, duke rrezikuar qenien e saj aq të brishtë, por sa edhe të fuqishme ndaj përvuajtjeve të tilla. Eventi ndërkombëtar i ndarjes së çmimeve u organizua në Senatin e Republikës së Italisë në Romë.

Shkrimtari Dragusha thotë se ky vlerësim e frymëzon edhe më shumë për të vijuar me krijimtarinë e tij artistike.

“Kam skalitur në mënyrë shumë të veçantë personazhet, nga ana psikologjike dhe nga artistike me diskurset që zhvillohen në këtë  tregim. Ndjej kënaqësi e vlerësimit dhe ishte diçka shumë e veçantë”, u shpreh shkrimtari Ndua Dragusha.

Ky event ndërkombëtar organizohet dhe promovohet për herë të dytë nga Shoqata VerbumlandiArt, çmim ekselence arriti të marrë edhe autorja tjetër shqiptare pjesëmarrëse në këtë konkurs Suela Boçi me librin “Optika Ndaj Cenimit të të Drejtave të Nxënësve”, njofton oranews.

 

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Shqipëria renditet e para në rajon për ndikimin e turizmit në...

0
Banka Botërore vlerëson rolin e turizmit në ekonominë shqiptare, ndërsa të dhënat për gjashtëmujorin e parë të vitit 2026 tregojnë rritje prej rreth 7...

UNË, MËSUESI YT, O ATDHE!