BallinaFoto LajmTërmeti më i fortë në 40 vjet godet Napolin, i gjithë qyteti...

Tërmeti më i fortë në 40 vjet godet Napolin, i gjithë qyteti zgjohet nga ‘zhurma e madhe’ para lëkundjes

-

Napoli i Italisë është tronditur nga një tërmet me magnitudë 4.4, më i forti që ka goditur zonën në 40 vitet e fundit.

Lëkundjet u paraprinë nga një ‘zhurmë e madhe’, raportojnë mediat lokale, duke i bërë njerëzit të vrapojnë në rrugë. Bëhet e ditur se tërmeti i fuqishëm zgjati rreth 20 sekonda dhe zgjoi të gjithë qytetin dhe pjesë të mëdha të rajonit përreth, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

Epiqendra u regjistrua në një thellësi prej dy kilometrash nën Pozzuoli, një qytet përgjatë bregdetit, sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV).

Ndryshe, tërmeti ishte më i forti i regjistruar në katër dekadat e fundit, me një tërmet 4.4 ballë në të njëjtën zonë në maj të vitit të kaluar. Raportohet se edhe furnizimi me energji elektrike në disa pjesë të Napolit është ndërprerë.

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Promovohet libri “Lufta dhe shqiptarët” i Dr. Pëllumb Qazimit në Lubjanë

0
Përgatiti Dashnim HEBIBI Lubjanë, 02 tetor 2026 – Në organizim të Shoqatës Kulturore “Migjeni” të Lubjanës u zhvillua promovimi i librit “Lufta dhe shqiptarët” të autorit Dr. Pëllumb Qazimi, një aktivitet kulturor...