4.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Formimi psiko-pedagogjik në universitetin “Fan Noli” vazhdon për të dytin vit radhazi

Duhet ti lexosh

Ka nisur në Universitetin “Fan Noli” të Korçës, procesi mësimor për programin “formimi i vazhduar në fushën psiko-pedagogjike”.

Ky është viti i dytë radhazi që ofrohet ky program studimi, i cili përmes një semestri iu ofron studentëve njohuri, aftësi dhe kompetenca të nevojshme për ushtrimin e profesionit të mësuesit.

Është një program i miratuar me udhëzim të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe parashikon aftësimin në fushën psiko-pedagogjike të të gjithë studentëve që kanë mbaruar Masterin shkencor në disa disiplina. Udhëzimi i ka përcaktuar qartë disiplinat, si histori-gjeografi, gjuhë-letërsi, matematikë, ekonomi, shkenca kompjuterike, biologji-kimi,” tregon Dr. Albina Pajo, përgjegjëse e Departamentit të Edukimit.

Në përfundim të programit, studentëve u jepet certifikatë për formimin psiko-pedagogjik.

Pas përmbylljes me sukses të programit të studimit, studentët kanë të drejtë të ushtrojnë profesionin e mësuesit sipas fushave të tyre përkatëse në sistemin arsimor, njofton rtsh.

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit