BallinaGruaja83-vjeçarja Eliza Gjikola, një histori frymëzimi. Ruan traditën e qëndisjeve tradicionale

83-vjeçarja Eliza Gjikola, një histori frymëzimi. Ruan traditën e qëndisjeve tradicionale

-

Eliza Gjikola është një e moshuar mirditore 83-vjeçare, e cila ruan traditën duke thurur e qëndisur punime tradicionale.

Çdo ditë e gjejmë në një nga trotuaret e qytetit të Lezhës, ku edhe ekspozon çdo punim që ajo bën, në kërkim të blerësve.

“S’kisha me se të jetoja. I bënim çorapet me dorë, fanellën me dorë, teshat… I lanim natën dhe i thanim nëpër shkëmbinj. Ishte dimër i madh e i fortë,” tregon 83-vjeçarja.

E diktuar nga kushtet ekonomike, Eliza Gjikola thotë se këtë zanat e ka mësuar që në fëmijëri.

Telefonin ajo e ka si burim frymëzimi për të parë modelet dhe për të realizuar punimet artizanale.

“Papuçe, fanella, çorape me lara… Pa lodhje nuk ka punë. Kur isha më e re i bëja për të paktën katër ditë. Tani më merr më shumë, sepse nuk kam takat. Jam 83 vjeçe,” thotë znj. Gjikola.

Edhe pse në moshë të thyer, znj. Gjikola thotë se e vijon zanatin më shumë nga dëshira dhe pasioni sesa përfitimi, pasi interesi për punimet e dorës po vjen gjithnjë në rënie. “Perin gjilpërës nuk ia fusin të rejat, se nuk ia kanë nevojën. Ne atëherë nuk kishim,” thotë 83-vjeçarja. Në një botë që ndryshon me ritme të shpejta, Eliza është një shembull frymëzues i përkushtimit ndaj traditës dhe punës me zemër. Ajo na kujton se vlerat e së kaluarës meritojnë të ruhen dhe të vlerësohen brez pas brezi, njofton rtsh.

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Mbyllet dita e 124 e protestës: Poshtë narkoshteti!

0
Ka përfunduar protesta e 124-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, e zhvilluar këtë të enjte në Tiranë. Në përfundim të tubimit, protestuesit kanë...