3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

98 vjeç votuesi më i vjetër, një shtetas aplikoi 25 herë/ Të dhëna për diasporën

Duhet ti lexosh

Procesi i regjistrimit të votuesve nga diaspora për zgjedhjet parlamentare të 11 majit u mbyll më 4 mars, me një numër rekord aplikimesh nga shqiptarët jashtë vendit.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri më tani janë regjistruar 365,166 kërkesa, ndërsa mbi 234 mijë janë përpunuar. Aktualisht, 18 mijë aplikime janë ende në proces shqyrtimi. Bazuar në pjesëmarrjen e mëparshme zgjedhore, vota e diasporës pritet të përfaqësojë rreth 15% të totalit të elektoratit.

Fakte interesante nga procesi i regjistrimit të diasporës:

  • Aplikimi i parë u bë nga Gjermania, vetëm 8 minuta pas hapjes së sistemit.
  • 98-vjeçari nga Gjermania është votuesi më i moshuar i regjistruar.
  • Një shtetas shqiptar ka aplikuar 25 herë për t’u regjistruar si votues nga jashtë, duke ia dalë me sukses në përpjekjen e fundit.

Regjistrimi i partive dhe koalicioneve në KQZ:

  • 53 parti janë regjistruar për zgjedhjet parlamentare.
  • Numri i koalicioneve të regjistruara është 3.
  • Lëvizja Bashkë është e vetmja parti që ka dorëzuar listën e kandidatëve për deputetë.

Afati për dorëzimin e listave të kandidatëve përfundon më 12 mars, ndërsa pritet që subjektet kryesore politike të shpallin emrat e tyre në ditët në vijim, njofton euronewsal.

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit