3.5 C
Zurich
Tuesday, February 17, 2026
spot_img
spot_img

Jamie Shea: Trump mund të kërkojë favore për t`i mbajtur trupat në Kosovë

EKSKLUZIVE

Ish-zëdhënësi i NATO-s, Jamie Shea, ka deklaruar se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, “është transaksional” dhe se mund të kërkojë nga Kosova favore në këmbim të mbajtjes së trupave amerikane në Kosovë.

Shea, i cili ka shërbyer në role të ndryshme në NATO deri në tërheqjen e tij në vitin 2018, nuk pret ndryshime të menjëhershme në praninë e trupave amerikane në Evropë, e rrjedhimisht as në Kosovë, por thotë se situata mbetet e pasigurt dhe duhet vëzhguar me kujdes.

Sipas tij, kontingjenti amerikan në Kosovë është i vogël dhe “nuk është barrë e madhe financiare për SHBA-në, në krahasim me forcat amerikane në Gjermani apo Poloni”.

- Reklama -

Ai gjithashtu kujton se Trump, në të kaluarën, “është përpjekur ta luajë paqebërësin mes Beogradit dhe Prishtinës” dhe thotë se trupat amerikane në Kosovë “i japin SHBA-së një levë më të madhe në këtë rol”.

“Por, Trump është transaksional dhe ai mund ta pyesë Kosovën se çfarë favoresh mund t’i ofrojë për t’i mbajtur trupat [amerikane] në Kosovë – sidomos në formë të marrëveshjeve biznesore dhe mundësive për investime. Ndaj, jini të përgatitur”, ka thënë Shea për Radion Evropa e Lirë.

Për më tepër, shton ai, zvogëlimi i buxhetit të Pentagonit do ta detyrojë medoemos ushtrinë amerikane të bëjë kursime dhe t’i rishpërndajë burimet e saj, njofton rtk.

- Advertisement -

 

- Reklama -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme