Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Foto Lajm

Ushtria turke mund të luajë rol kyç në sigurinë e Evropës

by administrator
18:26 22/02/25
in Foto Lajm
Ushtria turke mund të luajë rol kyç në sigurinë e Evropës
0
SHARES
9
VIEWS
Share on Facebook

Ndërsa udhëheqësit evropianë po përpiqen të forcojnë ushtritë e tyre mes rritjes së pikëpyetjeve mbi angazhimin amerikan për mbrojtjen e Evropës, Turqia, e cila krenohet si vendi me ushtrinë e dytë më të madhe të NATO-s, mund të ketë një rol kyç në planet e Evropës, veçanërisht sa i përket operacioneve paqeruajtëse në Ukrainë.

Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Dorian Jones përgatiti këtë material nga Stambolli.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shfrytëzoi vizitën e tij të martën në Turqi për të theksuar rëndësinë që ka dërgimi i trupave nga vendet aleate për të garantuar çdo marrëveshje paqeje të arritur me Rusinë.

“Dy çështje janë shumë të rëndësishme: një ushtri e fortë ukrainase dhe dislokimet në Ukrainë të ushtrive nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara, partnerëve tanë”, tha ai.

Zoti Zelenskyy tha se diskutoi këtë çështje me Presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, por se është shumë herët për të zbuluar përfundimet e bisedimeve.

Ndërsa zoti Erdogan ka lidhje të ngushta me zotin Zelensky, udhëheqësi turk ka ruajtur marrëdhënie të mira edhe me Presidentin rus Vladimir Putin.

Megjithatë, me ushtrinë e dytë më të madhe në NATO, Turqia është në pozitë të përshtatshme për ta mbështetur Ukrainën.

“Nëse palët bien dakord, Turqia mund të dërgojë trupat tona në operacione paqeruajtëse.

Pse e them këtë? Turqia ishte pjesë e shumë operacioneve paqeruajtësve të OKB-së dhe ushtria turke është shumë e fuqishme”, thotë këshilltari i presidentit të Turqisë, Mesut Casin.

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov përjashtoi çdo mundësi për dërgimin e trupave paqeruajtëse të NATO-s në Ukrainë.

Por rëndësia e ushtrisë turke për sigurinë evropiane mund të rritet, me Shtetet e Bashkuara që kërkojnë nga Evropa të marrë më shumë përgjegjësi për mbrojtjen e saj.

“Mendojmë se kjo është një pjesë e rëndësishme e të qenit së bashku në një aleancë bashkëpunimi, që evropianët të rrisin angazhimin ndërsa Amerika përqëndrohet në zona të botës që janë në rrezik të madh”, tha Nënpresidenti amerikan JD Vance.

Të dhënat jo të mira mbi të drejtat e njeriut kanë tensionuar marrëdhëniet e Turqisë me Bashkimin Evropian.

Por sipas analistëve, shqetësimet e përbashkëta mbi Rusinë po krijojnë mundësi bashkëpunimi në fushën e sigurisë.

“Turqia dhe vendet evropiane kanë të njëjtat interesa gjeostrategjike.

Nëse pyesni udhëheqësit politikë të Turqisë, për ta, kërcënimi kryesor për sigurinë, stabilitetin dhe integritetin e vendit mbetet Rusia”, thotë Federico Donelli nga Universiteti i Triestes. Udhëheqësit evropianë u takuan këtë javë për të diskutuar mbi kërcënimin e sigurisë me të cilin përballet kontinenti. Me një ushtri masive krahasuar me çdo ushtri evropiane, Ankaraja thotë se mund të luajë rol kyç në mbrojtjen e Evropës./VOA

 

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh