Ish komandanti i UÇK-së nga Sllupçani, Abedin Zymberi, ka reaguar për heqjen e tabelave rrugore në dy gjuhë, raporton Open-TV. Reagimi i tij ka qenë i ashpër në rrjetet sociale, duke akuzuar VLEN-in dhe Frontin Europian, se më shumë po ju intereson pushteti se sa gjuha shqipe.
“Sot në pagesat rrugore u hoqën tabelat në dy gjyhshqip-Maqedonisht dhe u vendosën vetëm në gjuhën Maqedone. Deri më tani nuk po shof asnjë reagim, as nga VLEN e as nga FRONTI EUROPJAN. Ju të vlenit jeni dalldis mbas pushtetit e ju të Frontit mbas tentimit për ti bindur votuesit se 20 vjet pak ishin dhe duhet hala pushtet për me i rregullu problemet e shqiptarëve. Turp të keni të gjithë”, ka deklaruar Zymberi. (Open-TV).