Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Atdheu në objektiv

Rama në Mynih: BE ka humbur kohë me rregulloret, të shpejtojë integrimin e Ballkanit

by administrator
18:01 16/02/25
in Atdheu në objektiv
Rama në Mynih: BE ka humbur kohë me rregulloret, të shpejtojë integrimin e Ballkanit
0
SHARES
3
VIEWS
Share on Facebook

Kryeministri Edi Rama i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të përshpejtojë procesin e zgjerimit për Ballkanin Perëndimor, duke nënvizuar se rajoni ka pritur shumë gjatë për integrimin. Gjatë pjesëmarrjes në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ai theksoi se BE ka humbur ritmin e saj për shkak të rregulloreve të kompleksuara dhe kërkoi që blloku të kap ritmin dhe mundësinë për të reaguar shpejt dhe të ndihmojë rajonin në një mënyrë që do të përshpejtonte procesin e integrimit.

Kryeministri theksoi se, përveç integrimit politik dhe ekonomik të rajonit, është e rëndësishme që BE të përqendrohet edhe tek sjellja e shteteve të Ballkanit në tregun e përbashkët dhe të krijojë mundësi për zhvillim më të shpejtë.

“Ajo çfarë po ndodh, mendoj, një gjë jashtë mase e mirë. Së paku, sepse unë e shoh nga ajo pjesë e Europës që nuk është BE. Ne jemi E pa B dhe i shohim gjërat paksa ndryshe. Është një gjë shumë e mire që ka ndodhur sepse Europa duhej të shkundej në një mënyrë të tillë që të humbte gjumin për disa kohë dhe tashmë do të shohim se çfarë do të dalë nga kjo. Për t’ju kthyer pyetjes suaj, mendoj që Europa, Bashkimi Europian duhet të ndajnë mendjen për atë çka po ndodh sepse ka ndryshuar sa i takon qëndrimit ndaj nesh dhe ka ndryshuar sa i takon ritmit të përafrimit me Ballkanin Perëndimor, por ajo çfarë po ndodh është që ndryshon shumë ngadalë dhe shumë pak. Mund të flasim gjithë ditën për procesin bazuar në meritë, por besoj që ka ardhur koha që të bëjmë një ndarje shumë të qartë dhe shumë të menjëhershme. Procesi i bazuar në meritë duhet të jetë vetëm për një gjë, për të drejtën e votës në Këshillin Europian. Bazuar në meritë nuk mund të nënkuptoj sjelljen e të gjitha vendeve të BE-së në tregun e përbashkët. Mendoj që kjo tashmë mund të përshpejtohet tërësisht, mund të jetë diçka që lidhet shumë më tepër me sjelljen e asaj pjese të Europës”, u shpreh Rama gjatë konferencës me temë “Zgjerimi i BE-së”.

Rama ka përshkruar me ironi situatën politike të BE dhe SHBA-së. Kryeministri tha se për BE, seriali do të quhej “Pacienti me 27 mjekë” dhe duke shtuar se një nga vendet anëtare u largua pas një çmendjeje politike, duke iu referuar vendimit të Britanisë për të dalë nga BE.

“Ajo që di është se kur nisëm këtë proces i kisha të gjitha flokët e zeza,  por do thoja se atë që kamë parë nën këtë çati për dy ditë do thoja se Netflix do të mund të bënte dy seriale, një për BE e quajtur “Pacienti me 27 mjekë”. Ishin 28 por njëri u çmend dhe u largua nga spitali. Ndërsa për SHBA-në seriali do titullohej “Shfaqja me një sherif”. Ajo që mendoj është se është një gjë e mirë sepse unë e shoh nga ajo pjesë e Europës që nuk është pjesë e BE dhe i shohim gjërat paska ndryshe. Është një gjë e mirë, pasi Europa duhej të shkundej në një mënyrë të tillë që të humbte gjumin për ca kohë. Tani do shohim se çfarë do dalë nga kjo. BE duhet të ndajë mendjen se për atë që po ndodh sepse ka ndryshuar sa i takon qëndrimit kundrejt nesh dhe ka ndryshuar sa i takon ritmit të përafrimit me Ballkanin Perëndimor”, tha Rama.

Rama foli edhe për rritjen e investimeve në mbrojtje në vendet europiane, por tha se kjo nuk mund të behet duke sakrifikuar arsimin.

“Ndërkohë që fuqitë të tjera investojnë në mbrojtje kanë edhe norma mjaft të arsyeshme të rritjes ekonomike, ndërkohë që Europa nuk e ka. Pra, ku do t’i gjejë paratë Evropa për të bërë të gjitha këto rritje të investimeve në mbrojtje dhe nuk kam dëgjuar kurrë asgjë më traumatike, më tronditëse e më të marrë sesa duhet të lëmë mënjanë arsimin, kujdesin shëndetësor dhe pjesën tjetër sepse tani përparësia jonë është të mbijetojmë. Në qoftë se përgjigjja për të pasur më shumë investime, për të pasur më shumë fuqi ushtarake është të shndërrohemi në një kontinent injorance, atëherë mendoj që nuk vlejmë për asgjë dhe më mirë të vijë të na pushtojë dikush. Shqipëria ka qenë gjithmonë gati që të pushtohet nga amerikanët apo nga europianët. Problemi është që asnjeri s’do të na pushtojë. Europa duhet të mendoje në dy drejtime. Po, më e fuqishme ushtarakisht, por edhe më e fuqishme ekonomikisht. Amerika pa Europën është thjeshtë një ishull. Europa pa Amerikën është një gadishull, kështu që ai ishull dhe ky gadishull duhet të jenë bashkë por që sherifi në atë ishull të marrë seriozisht BE, BE duhet të behet më i fuqishëm dhe shifrat kanë vlerë për sherifin. Kështu që ne duhet të shfaqemi te dera e sherifit si një treg 700 milionësh”, tha Rama, njofton rtsh.

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh