1 C
Zurich
Wednesday, November 19, 2025
spot_img
spot_img

Shqipëria një nga opsionet për palestinezët e larguar nga Gaza? 

Duhet ti lexosh

Shqipëria mund të jetë një opsion që mund të merret në konsideratë nga administrata amerikane për të dërguar palestinezë të larguar nga Gaza.

I pyetur në konferencën e përbashkët për shtyp me mbretin e Jordanisë, Presidenti Donald Trump u përgjigj “Po, sigurisht. Dhe ka vende të tjera që duan të përfshihen”.

Më herët kryeministri Rama e ka përjashtuar këtë mundësi kur një gazetar izraelit e përmendi Shqipërinë.

A po merrni në konsideratë vende të tjera për të dërguar palestinezët përveç Egjiptit dhe Jordanisë, ka pasur fjalë për vende të tjera si Shqipëria apo Indonezia?

Donald Trump: Po, sigurisht. Dhe ka vende të tjera që duan të përfshihen. Ka shumë njerëz që duan të përfshihen.

Ka një sens dëshire për të ndihmuar palestinezët. Ka shumë vende të mira, njerëz që drejtojnë këto vende me zemra të mëdha dhe ky zotëria këtu është në krye të listës, njofton topchannel.

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit