BallinaAtdheuKQZ: Dalja në zgjedhje parlamentare mbi 40%, ose 789,172 votues

KQZ: Dalja në zgjedhje parlamentare mbi 40%, ose 789,172 votues

-

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sipas të dhënave preliminare dalja e qytetarëve në zgjedhjet parlamentare 2025 ka qenë mbi 40%.

“Duke u mbështetur në të dhëna preliminare nga 2297 vendvotime apo nga 90,68% e tyre, nga gjithsej 2533 sa janë, në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës në shkurt 2025 kanë votuar 40.04% apo 789,172 votues nga 1,970,944 nga lista me të drejtë vote”, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Ai ka krahasuar këto shifra me ato të vitit 2021, kur kishin votuar rreth 46,90%. Ai ka njoftuar se KQZ do të ketë sërish konferencë për media, por për orën ka thënë se do të njoftojnë më vonë.

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Sindikatat në Zvicër kërkojnë pagë minimale prej 5000 frangash për punëtorët...

0
BERNË – Federata e Sindikatave të Zvicrës (SGB) po përgatitet të ndërmarrë një nismë popullore për vendosjen e një page minimale prej 5000 frangash...