Për shumë mërgimtarë edhe sot ka filuar dita shumë herët, ngase aeroplanët bie fjala nga Aeroporti i Cyrhut nisen herët për në Prishtinë. Edhe nga Aeroporti i Bazelit kanë shkuar edhe dje dhe sot dhe ate aeroplanët të përmbushur. Sipas asaj që kemi parë, shumë mërgimtarë janë nisur edhe sot dhe çmimet e biletave janë më special më shtrenjë se sa nesër bie fjala e ditëve të tjera. Por, mërgimtarët si gjithmonë edhe kësaj here nuk e shikojnë çmimin kur është në pyetje e atdheu. Siç dihet dje, ishte mundësia të votojnë nëpër Ambasada e Konsullata atje ku jetojnë dhe shumë prej tyre votuan, pra mbi 70%, por ka edhe të tjerë që kanë votuar por ata duan të shkojnë siç thojnë kanë dëshirë të festojnë.
Nderim Ibrahimi nga Përlepnica e Kosovës që jeton e vepron me familje në Zvicër ai dje ka votuar në Cyrih dhe menjëherë pasdite me bashkëshorten e tij është nisur për në Kosovë. Për helveticALforum na tha ndër të tjera, se duam të shkojmë në Kosovë e të përjetojmë fituesin e zgjdhjeve. Aeroplani ishte përplot dhe nuk ishte vetëm një. Besojmë shumë na tha z.Ibrahimi se kosovarët e dijnë se kujt duhet me ja dhënë votën. Shumë mërgimtarë kanë pasur edhe shenjat e partive që duan të fitoj nëpër fanella, shalla e kapela. Vetëm dje nga Aeroporti i Baselit pasdite kanë shkuar për në Prishtinë tre aeroplanë.
Me interesim të madh edhe diaspora shqiptare po e përcjell ditën e zgjedhjeve. Nuk kemi informacion se sot do të ketë ndoj manifestim nëpër vende të ndryshme të evropës me të vetëm arsye, sepse sot janë zgjedhjet në Kosovë. Nga ajo që kemi parë, sivjet ka një interesim shumë të madh të mërgimtarëve që kanë dhënë e do të japin votën. Edhe koha në Kosovë është me diell dhe kjo pritet se do të ndihmoj qytetarët që të dalin për të votuar. Mërgata shqiptare e dëshiron që vërtet të jetë ditë feste në Kosovë e të mos shohim e dëgjojmë parregullsi. ( Foto nga Nderim Ibrahimi)
helveticALforum




