0.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Takimet e PD në Itali, Gjekmarkaj: Me 11 Maj, diaspora e gjitha do të ngrihet në lartesinë e momentit historik

Duhet ti lexosh

Në kuadër të takimeve që opozita po zhvillon me diasporën është zhvilluar në qytetin Marino, pranë Romës nje takim i drejtuesve të PD me emigracionin.

Nënkryetari i PD Agron Gjekmarkaj i pranishëm në takim njofton përmes një shënimi në facebook se, “qytetarë dinjitozë në Itali, punëtorë e të ndershëm, shembull integrimi e të arritjeve përmes punës, të vetëdijshëm për peshën e votës duan të kontribuojnë për rrotacionin politik, për një Shqipëri normale për vete e të afërmit e tyre në Atdhe!”.

Postimi:

Një takim mbresëlënës së bashku me z.Bardhok Doda, Koordinator i PD-së për Italinë, z.Aleks Gjonajn, Kryetar i PD-së për Marinon, z. Dritan Beqirin, Kryetar i PD-së për Viterbon, me komunitetin e lezhjanëve e të Malësisë së Madhe në qytetin historik te Marinos pranë Romës!

Të gjithë me një dëshirë për të kontribuar për ndryshimin si akt dashurie e përgjegjësie për vendin tonë!

Qytetarë dinjitoz në Itali, punëtorë e të ndershëm, shembull integrimi e të arritjeve përmes punës, të vetëdijshëm për peshën e votës duan të kontribuojnë për rrotacionin politik, për një Shqipëri normale për vete e të afërmit e tyre në Atdhe!

Pasardhës të Dedë Gjo Lulit, Bec Patanit, Prek Calit, Llesh Marashit e shumë të tjerëve patriotë shqiptarë që luftuan e u sakrifikuan për vlera e virtyte, për patriotizëm, e mbi të gjitha, për Shqipërinë që nuk mund të pranojnë që vendi, të shkretohet, që populli i saj të jetë i gjithi diasporë nga qeverisja e keqe socialiste dhe shefi i saj kaq i akuzuar Edi Rama, që prindërit e tyre të zhyten në mjerimin e pensioneve të vjedhura nga skandalet e shumta!

Ndonëse procedurat e regjistrimit në KQZ janë shndërruar në kalvar e refuzime pa shkak, duke patur të gjithë dokumentet në rregull secili prej tyre shprehu gatishmëri për të insistuar dhe votuar PD!

Me 11 Maj, Diaspora e gjitha do të ngrihet në lartësinë ku momenti historik e thërret! Fitore, njofton oranew.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit