BallinaAktualitetiZgjedhjet e 11 majit - PD kërkon mbështetjen e diasporës në Greqi

Zgjedhjet e 11 majit – PD kërkon mbështetjen e diasporës në Greqi

-

Partia Demokratike zhvilloi një takim me emigrantët shqiptarë në Greqi, ku kërkoi mbështetjen e tyre në zgjedhjet e 11 majit. Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka, dhe kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi, vlerësuan kontributin e diasporës dhe theksuan rëndësinë e votës së tyre.

“Ky i sotmi është një bashkim i njerëzve që janë mbledhur dhe po luftojnë për të shpëtuar Shqipërinë. Për ta nxjerrë vendin nga një errësirë ku e ka zhytur Edi Rama dhe qeveria e tij, dhe për ta kthyer Shqipërinë në shinat normale të zhvillimit dhe integrimit”, tha Noka

“Ne kemi nevojë për mbështetjen tuaj. Ju e dini se në 12 vite, edhe për shkak se politika kryesore e Edi Ramës ishte të largonte shqiptarët, ne pa ju nuk ia dolëm dot”, tha Bardhi.

Në takim mori pjesë edhe eurodeputeti Fredi Beleri, i cili iu drejtua simpatizantëve të PD-së duke i inkurajuar të mos bien pre e propagandës dhe të dalin masivisht në votime.

“Mos dëgjoni propagandë se PD është e përçarë, nuk punon dhe nuk merren vesh. PD punon, kaq është mundësia. Ata që punojnë dhe bëjnë dhe gabime. Duhet të na i falni gabimet dhe të bashkohemi se kemi para një rrezik shumë më të madh”, u shpreh Beleri.

PD e cilësoi votën e diasporës si vendimtare, duke e quajtur atë “momentin më të rëndësishëm në 34 vite demokraci.” / Rugova Dunisha/rtsh.

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Shoqata “Lugina e Preshevës”: Flamur Gashi, një profil i denjë për...

0
THIRRJE PËR UNITET DHE PËRGJEGJËSI PËR ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS Shoqata Humanitare “Lugina e Preshevës” – St. Gallen, Zvicër Cyrih, 04 shtator, 2026...