-0.4 C
Zurich
Thursday, January 1, 2026
spot_img
spot_img

Zohran Mamdani betohet si kryebashkiak i New York-ut: Nder dhe privilegj i madh

Duhet ti lexosh

Zohran Mamdani u betua si kryetar i Bashkisë së New York City-t ditën e parë të Vitit të Ri 2026, në stacionin historik të metrosë Old City Hall, shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Rama Duwaji.

Betimi, në të cilin ai u zotua të mbështesë Kushtetutën e SHBA-së dhe ligjet e shtetit të New York-ut, u administrua nga Prokurorja e Përgjithshme e shtetit, Letitia James.

“Gëzuar Vitin e Ri për njujorkezët, si ata brenda këtij tuneli, ashtu edhe ata lart tij. Ky është vërtet një nder dhe privilegj i jetës sime” tha Mamdani.

Mamdani konsiderohet si figurë novatore dhe 8 milionë banorët e New York-ut e presin me shpresë, disa me shqetësim – që ai të jetë një kryetar që do të sjellë ndryshime të mëdha.

Planet e tij për ditën e tij të parë në detyrë pasqyrojnë politikën dhe prioritetet e tij, pa u larguar shumë nga paraardhësit: një betim zyrtar mesnate i matur, i ndjekur nga një ceremoni më festive pasdite.

Ligji i New York-ut përcakton që mandatet katërvjeçare të kryetarëve fillojnë më 1 janar pas zgjedhjeve.

Për të shmangur çdo paqartësi se kush drejton qytetin më të madh të Amerikës, është bërë traditë të mbahet një betim i vogël menjëherë pas mesnate.

Mamdani zgjodhi stacionin e vjetër të metrosë City Hall, i cili u çaktivizua në mesin e shekullit të kaluar dhe është i aksesueshëm vetëm disa herë në vit përmes turneve të guiduara, si vend për betimin e tij.

Sipas stafit të Mamdanit, ky vend pasqyron “angazhimin e tij ndaj njerëzve punëtorë që mbajnë në këmbë qytetin tonë çdo ditë”.

Mamdani, 34-vjeçar, ish-ligjvënës, premtoi ngrirje të rritjes së qirave dhe shërbim falas të transportit urban, duke ndërtuar fushatën rreth çështjeve sociale që disa i shohin si rrugë përpara për Partinë Demokratike në nivel kombëtar para zgjedhjeve të mesmandatit.

Mamdani frymëzoi më shumë se 2 milionë votues dhe fitoi me 50%, gati 10 pikë përpara Andrew Cuomo-s që kandidoi si i pavarur dhe shumë përpara republikanit Curtis Sliwa, transmeton rtsh.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme