BallinaSportiZinedine Zidane drejt pankinës së Francës

Zinedine Zidane drejt pankinës së Francës

-

Tashmë dihet që Didier Deschamps do të qëndrojë në pankinën e Francës deri në përfundim të Botërorit të vitit të ardhshëm që do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë, me teknikun kampion botë të 2018 që e ka deklaruar këtë prej kohësh.

Padyshim që Zinedine Zidane është favoriti kryesor për t’u bërë trajneri i ardhshëm i Francës pas Kupës së Botës dhe kjo ide po merr gjithnjë e më shumë formë, madje sipas gazetarit të specializuar në cështjet e merkatos së transferimeve, Fabrizio Romano, kalimi i Zidane në pankinën e Bluve është praktikisht një fakt i kryer.

Gjithnjë sipas Fabrizio Romanos, asgjë nuk është nënshkruar ende, ndërkohë që vetë Zinedine Zidane nuk ka pranuar oferta të tjera pasi pret të ulet në stolin e përfaqësueses franceze. Por ai dëshiron të respektojë Didier Deschamps që do të largohet nga posti i tij në fund të muajit korrik, ndërkaq edhe te Federata Franceze e Futbollit nuk flitet për këtë temë teksa të gjithë janë të përqendruar te Botërori 2026, transmeton euronewsal.

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Tornado e fuqishme godet Siçilinë, të plagosur disa persona dhe fëmijë,...

0
Një tornado e fuqishme ka përfshirë zonën bregdetare të Marsalës, në Siçili të Italisë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe duke lënë disa...